Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë.
KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.
Për më tepër Imzot Frendo i është nënshtruar një terapie të cilët po i përgjigjet pozitivisht.
***
Dioqeza Metropolitane Tiranë- Durrës drejtohet nga arqipeshkëvi, Imzot George Frendo që prej vitit 2016. Emërimi i tij në krye të Kishës Katolike u bë nga ati i shenjtë, Papa Françesku, thuajse një vit pas vdekjes së Imzot Rrok Mirditës. Prej vitesh George Frendo, shërben në Kishën Katolike Shqiptare, fillimisht si përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të Ri të Ligjit Kanonik deri në emërimin si anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Prej Shtatorit të 2006-ës ishte ipeshkvi i Tiranës.
I lindur në Maltë, George Frendo hyri në Urdhrin Dominikan në moshën 16 vjeçare. Pasi ndoqi studimet për filozofi e teologji, u shugurua meshtar në vitin 1969. Përveç mësimdhënies në teologji, Imzot George Frendo, është autor i disa librave dhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, është ndër përkthyesit e disa teksteve liturgjike e në mënyrë të veçantë i mesharit të ri shqip.
Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës
Restaurohet kisha e Pllanës/ Objekti i kultit, ndër më të vjetrit në Shqipëri
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Janullatos për Krishtlindjen: Perëndia është me ne
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjen
Kufizimet për festat, reagon Kisha katolike: Ndryshimi, i nxituar dhe diskriminues
Festa hebraike “HANUKKAH”
Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Është Shkëlqesia e Tij, imzot Luigi Bonazzi, kryeipeshkëv titullar i Atella-s, deri tani Nunc Apostolik në Kanada. Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në […]
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi sot në Spitalin “Evaggelismos” të Athinës, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë. Kryepeshkopi pas diagnostikimit me Covid-19, është transferuar në reanimacionin e këtij Spitali. Gjendja e tij është e qendrueshme dhe po […]
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë. KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar. Për më tepër […]
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]