e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

 

Kisha e Shën Marisë në Bënjë të Përmetit,  monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891.

Sipas Drejtorisë së Kulturës Kombëtare, Gjirokastër, kisha filloi së ndërtuari në 1789 dhe ndërtimet e zbukurimet mbaruan përfundimisht në 1891. Ajo u mbyll në 1967 dhe u rihap në 1991. Restaurimi i fundit daton 2017. Hyrja për në kishë bëhet nga ana e perëndimit nëpërmjet një harkade e përbërë nga dy kollona guri.

Narteksi përbëhet prej dy katesh. Hipja për në katin e dytë bëhet nëpërmjet shkallëve të drunjta në krahun e majtë.Hyrja për në naos bëhet nëpërmjet një dere në qendër të narteksit duke zbritur tre këmbë shkalle. Gjithashtu ka dhe një hyrje të dytë prej një dere në jug e cila lidhet me hajatin e hapur.

Naosi përbëhet nga katër kolona që lidhen midis tyre nga harqe me qemer dhe në qendër ngrihet kupola cilindrike e përbërë me katër dritare të ngushta.Nga të dyja faqet anësore veri –jug përbëhet nga nefe cilindrike me drejtim lindje- perëndim.

Naosi ndriçohet nga katër dritare të mëdha në faqet veriore dhe jugore ambienti i altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të punuar me gdhendje në dru arre ,me pas ndodhet apsida në formë gjysmë rrethore.

Këmbanorja është me dy hapësira mbuluar me harqe dhe me kolonë në mes, e cila ndodhet sipër në faqen ballore të hyrjes për në kishë.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991. Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’.

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara