Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe në faqen e saj të internetit.

 

Me këtë emërim, Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe.

 

Kisha Ortodokse Serbe ka filluar procedurën për zgjedhjen e patriarkut të ri, pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej.

 

Irinej ka vdekur në muajin nëntor, pas infektimit me koronavirus. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Kosova “ishte shqetësimi kryesor i Irinejit”.

 

Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, tha se për të dhe për Kishën në vend të parë do të jenë serbët e vuajtur në Kosovë, që jetojnë në unitet të pandashëm me serbët kudo në botë.

 

“Shqetësimi më i madh për mua dhe Kishën tonë do të jetë ‘Kosova dhe Metohia’ jonë e shumëvuajtur, Jerusalemi ynë shpirtëror. Kosova dhe Metohia për serbët nuk është thjesht një mit, sepse miti i përket botës së imagjinatës dhe aty mund të humbësh dhe të fitosh”.

 

“Kosova është besëlidhja jonë, një besëlidhje e lidhur me Dhjatën e Re, themeli i së cilës është shenjtëria”, tha Porfirije.

 

Ai kujtoi se të rinjtë në Serbi shpesh këndojnë se Kosova është zemra e Serbisë dhe tha se zemra është një organ i jetës dhe dashurisë.

 

“Pra, në Kosovën tonë ka vend për të gjithë, sepse në zemër mund të qëndrojnë të gjithë”, tha Porfirije.

 

Patriarku i ri tha se detyra kryesore e Kishës nuk është të krijojë kushte më të mira jetese, për të zgjidhur probleme shoqërore, politike ose të tjera.

 

Ai tha se do që në Kishë të vihet për liturgji.

 

Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe.

 

Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008. REL

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara