Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019.

 

Është kjo shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të viti të kaluar, i cili është depozituar  tashmë në Kuvend për diskutim.

 

Nga auditimet e  kryera nga ky institucion janë konstatuar një sërë shkeljesh të mëdha kryesisht në fushën e prokurimeve publike, në të ardhura si dhe në shpenzimeve buxhetore, duke sjellë një efekt negativ për buxhetin e shtetit në rreth 84 miliardë lekë.

 

Ashtu si një vit më parë, mosrakordim shifrash ka pasur edhe këtë vit lidhur me borxhin publik mes Financave dhe KLSH-së. Sipas institucionit më të lartë auditues, borxhi publik në fund të 2019 arriti në nivelin e 66.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa Financat raportojnë një shifër ndjeshëm më të ulët prej 65.9% të PBB-së.

 

Mospërputhje hasen edhe në drejtim të detyrimeve të prapambetura. Ndërsa Financat deklaronin një total prej 16.3 miliardë lekë për këtë tregues ne fund te vitit te kaluar, shifrat e KLSH janë ndjeshëm me te larta.

 

Duke përfshirë vonesat në rimbursimin e TVSH-së dhe detyrimet për vendimet gjyqësore ndërkombëtare, institucioni auditues llogarit se totali i detyrimeve i afrohet vlerës prej 53.3 miliardë lekësh, apo rreth 424  milionë euro.

 

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara