Partia e presidentit Nicolas Maduro dhe aleatët e tij i fituan zgjedhjet parlamentare në Venezuelë, tregojnë rezultatet e pjesshme.
Zgjedhjet, që u mbajtën të dielën, u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare.
Me mbi 80 për qind të votave të numëruara, Këshilli Kombëtar Zgjedhor tha se koalicioni i Maduros ka fituar 67.6 për qind të tyre.
Bojkotimi i zgjedhjeve është udhëhequr nga lideri i opozitës, Juan Guaido, i cili, tash e dy vjet, është në luftë për pushtet me Maduron.
Shtetet e Bashkuara dhe mbi 50 vende të tjera e njohin Guaidon si udhëheqës legjitim të Venezuelës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cilësoi zgjedhjet e së dielës si “mashtrim”.
“Rezultatet e shpallura nga regjimi i paligjshëm i Maduros nuk do të pasqyrojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, shkroi Pompeo në Twitter.
Pasi votoi të dielën, Maduro tha se zgjedhjet do të shënojnë fillimin e një epoke të rimëkëmbjes për Venezuelën.
Nën qeverisjen e Maduros, ekonomia është dobësuar dhe mungesat e ushqimeve dhe ilaçeve janë rritur.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), aktualisht janë rreth 4.5 milionë refugjatë dhe migrantë nga Venezuela në të gjithë botën. REL
Shtypen protestat në Kubë, SHBA-të kritikojnë regjimin
Në zgjedhjet më të përgjakshme të botës, koka të prera hidhen si kërcënim në qendrat e votimit
Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra
Kuba hap ekonominë për bizneset private
Koalicioni i Maduros fiton zgjedhjet në Venezuelë
Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”
Shprehja “prit të bie para nga qielli” është bërë realitet për disa banorë të Brazilit. Mijëra njerëz kanë nisur të shkojnë drejt qyteti brazilian ku copa materiali të çmuar të një meteori 4.6 miliardë vjeçar po bien nga qielli, disa prej të cilave vlejnë deri ne 25 000 dollarë. Rreth 200 […]