e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.

 

“Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani i kishës më njoftuan që nuk do të mbahet meshë në mesnatën e 1 Majit për të kujtuar Ringjalljen e Krishtit për shkak të orës policore.

Kisha menduar që me lehtësimin e masave kufizuese që po bën Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë periudhë, me rastin e numrit të ulët të infektimeve dhe imunizimit të popullatës nëpërmjet vaksinimit, siç bëjnë të ditur, do t’a kishim mundësinë për t’a ndezur një qiri për Pashkë në kishë dhe të trokisnim vezët e kuqe në 12 të natës, por ç’ti bësh jemi në “kohë lufte”, thonë që armiku bën kërdinë pas orës 22:00 deri sa zbardh dita, kshuqë do t’i kryejmë rritet me sajesa në kushte shtëpie, si vitin e kaluar”, shprehet një besimtar orthodhoks duke dalë nga kisha.

 

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nëpërmjet një postimi në Facebook tregon se simund t’i lyejmë vezët e kuqe sa më bukur:

 

Sot – të ENJTEN E MADHE – lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të  cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.

 

Të SHTUNËN E MADHE – lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, d.m.th. lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t’u dhuruar edhe të tjerëve.

 

PËRBËRËSIT që nevojiten:

*  Bojë ushqimore për vezë (gjendet në kishë)

*  25-30 kokrra vezë (mund të bëhen edhe më pak në varësi të dëshirës)

*  6 gota ujë të vakët

*  1 e gjysmë filxhan  kafe uthull cilësore

*  Një pecetë e lyer me vaj luledielli/ulliri (sipas dëshirës)

 

PËRGATITJA

– FIGURA 1  – Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos thyhen.

– FIGURA 2  –  Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën në filxhan, bojën dhe e përzieni shumë mirë.

– FIGURA 2  – Vendosni vezët e ziera mirë (afërsisht 15 kokrra) në enën me bojën e tretur dhe i lini brenda 3-5 minuta.

– FIGURA 3  – Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.

– FIGURA 2  – Në të njëjtën bojë vendosni 15 kokrrat e tjera.

– FIGURA 4  – Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.

– Mund të bëhet sipas dëshirës në rast se doni të bëni edhe vezë të tjera.

 

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara