Monday 24 June 2024
Monday 24 June 2024

Më shumë se 21 kg kokainë dhe heroinë brenda kamioni të nisur nga Durrësi janë sekuestruar në Itali. Mjeti ishte brenda anijes M/N Marina e cila erdhi në Durrës një ditë më parë dhe solli trupat e disa shqiptarëve të ndjerë që humbën jetën nga koronavirusi në Itali dhe u kthye në Bari me itineraret e saj.

Policia italiane në Bari bëri të ditur sot se ka arrestuar një shqiptar, 47-vjeç (identiteti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur rreth 21 kg drogë e llojit kokainë dhe heroinë.

Mediat italiane shkruajnë se janë kapur 12 kg kokainë, e cila ishte e vendosur në 11 pako dhe 8.8 kg heroinë, e cila ishte e vendosur në 8 pako. Mësohet se 19 pakot e drogës ishin fshehur në pjesën e marrshit të kamionit, që drejtohej nga 47-vjeçari.

Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për Covid-19. Shoferi deklaroi para policëve se kishte ardhur nga Durrësi dhe po udhëtonte drejt provincave të Piacenza-s dhe Bergamos, pasi do të linte një ngarkesë me konfeksione.

Por, sapo kamioni ndaloi, qentë nuhatën drogën dhe pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjet lënda narkotike.

 

11 prill 2020

 

https://www.youtube.com/watch?v=fFfnTlqUzKE

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara