Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur me një fitore minimale ndaj Andorras në “Air Albania” rrugëtimin për Botërorin, Katar 2022.

 

Kuqezinjtë hynë në fushë me ekipin e dytë dhe mes vuajtjesh mbërrijnë te fitorja. Ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 për të hipotekuar vendin e tretë në grup, që mund të vihej në rrezik nga Hungaria. Goli erdhi vetëm në minutën e 73-të, atëherë kur Uzuni fiton një penallti në zonë, që më pas ekzekutohet me sukses nga Endri Çekiçi.

 

Shqipëria kap kështu për herë të parë në historinë e saj kuotën e 18 pikëve, duke përmbushur objektivin e këtyre kualifikueseve. Vendi i tretë në grup i përket pikërisht kuqezinjve, që tashmë ngjiten një vazo në UEFA dhe do të ketë mundësinë të përballet me kundërshtarë më të lehtë në letër në grupet e radhës./Halit Delibash-Sport Ekspres/

 

 

 

Shkon në 11 numri i ekipeve të kualifikuara. Ja situata me pjesëmarrjen në play-off

 

 

Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Botërorit kanë siguruar biletën për 2 skuadra të tjera, duke çuar në 11 numrin e ekipeve të cilat janë të sigurta për pjesëmarrjen në Katar 2022.

 

Anglia dhe Zvicra janë dy skuadrat që shkruan sot emrin e tyre në listën e pjesëmarrësve, duke u konfirmuar si fituese në grupet përkatëse kualifikuese. Ata i bashkohen kështu Katarit, Gjermanisë, Danimarkës, Brazilit, Francës, Belgjikës, Kroacisë, Spanjës dhe Serbisë si ekipet të cilat deri tani kanë sigurinë e plotë se do të jenë në turne.

 

Ndërkohë, situata me play off në kontinent të ndryshëm vazhdon të jetë e paqartë dhe priten ndeshjet e fundit të kësaj jave për të pasur kuadrin e plotë.

 

Në zonën e Europës, në play-off për momentin kanë prerë një biletë Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Polonia, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut.

 

Në zonën e Afrikës, deri tani në fazën play-off janë kualifikuar RD Kongo, Egjipti, Gana, Maroku, Mali dhe Senegali.

 

Kuptohet që gjithçka mbetet e hapur deri në ndeshjet e fundit sa i përket ekipeve pejsëmarrëse, pasi ka zona si Oqeania, të cilat nuk kanë nisur ende kualifikueset për shkak të situatës me COVID dhe shpresojnë që t’i luajnë ato në mars 2022.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara