e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, si pjesë e vizitës, gjatë të cilës po zhvillon takime me përfaqësuesit kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare.

 

Varhelyi dhe Kryetari i Kuvendit, Ruçi, në hapje të seancës plenare, mbajtën fjalë përshëndetëse të rastit nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, në fjalën e tij,  konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për procesin e integrimit, për të plotësuar hap pas hapi rekomandimet e Këshillit Evropian. Kryetari i Kuvendit e vuri në dijeni Varhelyi se Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar si objektiv bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti. Ai gjithashtu e siguroi Komisionerin se lidhur me rekomandimet dhe përparësitë e tjera të caktuara nga Këshilli Evropian po punohet me përgjegjshmëri. “Këto vite do të shënohen në kujtesën evropiane si vitet kur popujt e Ballkanit Perëndimor, të përjashtuar me forcë nga harta politike e Evropës, po rikthehen me dëshirë dhe entuziazëm në familjen e tyre. Të gjithë duhet të ndihemi krenarë që po kontribuojmë që kufijtë politikë të Evropës të afrohen me kufijtë kulturorë dhe qytetërues të saj.”- mbylli fjalën e tij Kryetari i Kuvendit.

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e shfrytëzoi fjalën e rastit për t’i përcjell një mesazh të përbashkët mbështetjeje rajonit të Ballkanit Perëndimor, në emër të Komisionit, duke rikonfirmuar përparësinë që rajoni ka për Komisionin.

“Është interesi ynë strategjik që t’ju sellim më pranë Bashkimit Evropian”,- u shpreh Varhelyi.

Komisioneri listoi tre drejtimet e punës së përditshme për integrimin e rajonit: ripërshtatja e procesit të zgjerimit, çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i konvergimit ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Lidhur me dy çështjet e para, Komisioneri u shpreh se tanimë është kapërcyer ngërçi në Këshill për çeljen e negociatave, falë metodologjisë së re të negocimit. Ai u ndal më gjatë në objektivin e konvergimit ekonomik. Ai u shpreh se në fokus të Komisionit do të jetë rigjenerimi socio-ekonomik i rajonit dhe mbyllja e hendekut ekonomik mes rajonit dhe Bashkimit Evropian. Komisioneri Varhelyi prezantoi disa detaje të Planit të Investimeve Ekonomike, me fokus në fusha si transporti, energjia, mjedisi, digjitalizimi, sektori privat dhe rinia, duke synuar mobilizimin e 9 miliardë eurove investime nëpërmjet instrumentit të paraaderimit 3, në formë grantesh.

“Ne e shohim këtë rajon si një rajon që ka potencialin për të qenë qendra më tërheqëse në të gjithë botën për investime, me potencial për të tërhequr investimet nga kompanitë tona, që po shohin se si të shkurtojnë zinxhirin e vlerës”,- u shpreh Varhelyi.

Varhelyi tha gjithashtu se Komisioni dëshiron ta shohë rajonin si qendër e investimeve globale. Ai u ndal edhe te raporti për progresin e Shqipërisë, se vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së gjitha kushteve që duhen para konferencës ndërqeveritare. Komisioneri përgëzoi institucionet e vettingut dhe OMN-në për punën e deritanishme.

 

“Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Vijimësia e këtyre reformave nga ana e Shqipërisë do jetë e rëndësishme për kuadrin negociues. Institucionet duhet të punojnë me njeri-tjetrin. Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë, tërmeti dhe kriza e COVID-it. Ne ju kemi qëndruar pranë dhe vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush. Ne jemi në atë moment kyç, në atë moment që Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë BE-së. Kontributi juaj është kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen, le ta marrim atë hap tjetër për të ardhmen e Shqipërisë.”,- deklaroi komisioneri Varhelyi në fjalën e tij.

Më shumë

Basha reagon pas takimit me ambasadoren Yuri Kim: Të forcohet aleanca Shqipëri-SHBA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.   “Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë […]

Zgjedhjet e 25 prillit – delegacioni i ODIHR vizitë pesëditore në Shqipëri

Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar.   Delegacioni i OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe […]

Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon kompaninë amerikane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka pranuar ofertën e kompanisë amerikane “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për […]

Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje

Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.   Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara