Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Pandemia ka shtuar panikun tek shumë qytetarë, që duhet të vendosin që tani për pushimet e tyre të korrikut dhe gushtit. Ka nga ata që për shkak të frikës së virusit nuk kanë asnjë plan, ndërsa ka edhe vende që po marrin maa për të sigruar shëndetin e turistëve.

Por në të gjithë këtë, ka një tjetër zhvillim. Mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Europian, renditi ujërat më të pastra të bllokut. “Ujërat më të pastra të Europës gjenden në Qipro, Austri, Maltë, Greqi dhe Kroaci”, njoftoi Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagen (EEA).

Sipas raportit, këto vende morën vlerësime të shkëlqyera për të paktën 95% të ujërave në territorin e tyre. Në Qipro, 99,1% e të gjitha plazheve u vlerësuan me nivelin më të lartë të cilësisë.

“Vizitorët e shqetësuar për koronavirusin gjatë larjes në det duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve kombëtare ose lokale”, njoftoi agjencia. Kjo agjenci testoi cilësinë e ujit në rreth 22 300 plazhe, lumenj dhe liqene në të 28 vendet anëtare të BE-së.

Në raport është përzgjedhur edhe Shqipëria, si vendi me më shumë se 70 për qind të ujërave të pastër. Por, në fakt ka shumë zona që ende ndoten nga ujërat e zeza dhe Durrësi është një prej tyre.

 

 

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara