Komisioni i Venecias e ka zyrtarizuar pa ndryshime nga drafti paraprak opinionin final që presidenti Meta kërkoi për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe kodin zgjedhor të 5 tetorit. Venecia kritikon hartimin e shpejtë e pa konsultim të gjerë të këtyre ndryshimeve, por asgjë nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Demokratët shpresonin që me fjalën e Venecias të rikthente modelin e koalicioneve, ku secila parti garon me listën e saj të kandidatëve. Por, Komisioni për Demokraci Përmes Ligjit nuk e sheh si cënim të elementeve thelbësore të sistemit, formulën e koalicioneve. Po ashtu, ekspertët sjellin në vëmendje se edhe në vitin 2017, partitë politike dolën me marrëveshje pa koalicione.
Edhe hapja e listës, sipas ekspertëve të Venecias, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor, pasi do të jetë shumë i vështirë ndryshimi i renditjes së partisë nga rezultati, për shkak të numrit të madh të votave që duhet të marrë një kandidat me votat preferenciale.
Nga ana tjetër, ekspertët e Venecias shprehin keqardhje për djegien e mandateve nga opozita. Përgjigje merr dhe presidenti Meta; Parlamenti edhe pse me 122 deputetë, nga 140 që duhet te ketë, është legjitim sipas Komisionit te Venecias.
Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon kompaninë amerikane
Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje
Votimi dhe numërimi elektronik, PD zgjedh Fierin dhe Korçën për projektin pilot
Politika i përcjell mesazhe mirënjoje kongresmenit Eliot Engel
Cakaj jep dorëheqjen për shkak të fushatës, diplomacia i besohet ministres së mbrojtjes, rikthehet Niko Peleshi
Komisioni i Venecias: Legjislacioni zgjedhor nuk ndryshon para 25 prillit
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. Basha kërkon që në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit t’i nderojnë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa. Mesazhi i […]
Partia Demokratike përzgjedh listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, qarku më i madh i vendit, prej nga dalin 32 mandate. Mes kandidatëve bie në sy në Kavajë, ai i ish-futbollistit të kombëtares së futbollit, Andi Lila dhe në Tiranë, aktori i humorit Jul Deda, apo atletja Klodiana Shala. Janë 140 emra […]
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, […]
Kjo është reforma e tetë zgjedhore që nga rënia e komunizmit, ose thënë thjesht çdo 3 vjet, kuvendi ka ndërmarrë një reformë zgjedhore. Por çfarë parashikon ajo dhe si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021? Shqipëria vazhdon të ketë sistem proporcional rajonal: në zgjedhje konkurrojnë dhe votohet […]