e enjte 28 janar 2021
e enjte 28 janar 2021

 

 

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”.

 

Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

 

Referuar informacionit të ardhur nga DPGJC për numrin e shtetasve me të drejtë vote dhe kritereve për ngritjen e ZAZ-ve, lindi nevoja për ndryshimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, pasi numri i shtetasve me të drejtë vote në ZAZ nr. 58 të Bashkisë Fier si dhe në ZAZ nr. 64 të Bashkisë Berat, e kalon kufirin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

 

Komisioni Rregullator në unanimitet miratoi ngritjen e 92 (nëntëdhjetë e dy) Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.

 

Numërtimi i ZAZ do të bëhet me anë të një numri dy shifror duke filluar me 01, duke siguruar përputhshmëri të numërtimit unik kombëtar të zonave të qendrave të votimit me numërtimin e ZAZ-ve, ku ZAZ-ja nr. 01 duhet të përmbajë zonat me numërtim fillestar të qendrave të votimit, e në vijim.

 

Për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote përbëhen nga një (1) ZAZ, ndërsa 11 bashki që kanë më shumë se 80 mijës shtetas me të drejtë vote përbëhen nga më shumë se një (1) ZAZ.

 

Qarku i Tiranës do të ketë 36 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm, 2 më shumë se 4 vjet më parë. Për shkak të lëvizjeve të popullsisë kanë humbur nga një mandat qarqet e Dibrës dhe Gjirokastrës, të cilat i kanë kaluar Tiranës. Kjo është përcaktuar në projektvendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka bërë përllogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve, duke marrë për bazë numrin e popullsisë në mbarë vendin.

 

Sipas tij Qarku i Dibrës, nga 6 mandate deputetësh që ka pasur në zgjedhjet e kaluara zbret në 5, ndërsa Gjirokastra nga 5 mandate do të ketë 4 të tillë në zgjedhjet e ardhshme.

 

Më shumë

Komisioni i Venecias: Legjislacioni zgjedhor nuk ndryshon para 25 prillit

Komisioni i Venecias e ka zyrtarizuar pa ndryshime nga drafti paraprak opinionin final që presidenti Meta kërkoi për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe kodin zgjedhor të 5 tetorit. Venecia kritikon hartimin e shpejtë e pa konsultim të gjerë të këtyre ndryshimeve, por asgjë nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve të 25 prillit.   […]

PD përmbyll Vlerësimin e Kandidatëve, 13 ish deputetë nuk zgjidhen

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.   Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020.   Mes emrave bien në sy prezenca e anëtares […]

PD përzgjedh kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës

Partia Demokratike përzgjedh listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, qarku më i madh i vendit, prej nga dalin 32 mandate.   Mes kandidatëve bie në sy në Kavajë, ai i ish-futbollistit të kombëtares së futbollit, Andi Lila dhe në Tiranë, aktori i humorit Jul Deda, apo atletja Klodiana Shala.   Janë 140 emra […]

Komisioneri për Zgjerimin, Varheli në Tiranë: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara