e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësimin që standardi i përdorur tek procesi i vetingut për gjyqtarët e prokurorët nuk është i njëjtë për të gjithë.

 

Ilda Çukaj, koordinatore projekti dhe juriste pranë KSHH, u shpreh për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se është vënë re që gjyqtarët e prokurorët nuk vlerësohen njësoj për të tri kriteret. Pjesë të grupit që përdorin standarde të ndryshme ajo përmendi edhe organet ndihmëse të organeve të vetingut.

 

“Kemi raste në të cilat janë dhënë vendime skualifikimi ose kualifikimi për subjekte të verifikimit  të cilat kanë rezultuar në interpretim të ndryshëm të kriterit pasuror po nga e njëjta trup gjykuese për një rast dhe po nga e njejta trup gjykuese për një rast tjetër ose edhe brenda përbrenda trupës gjykuese. Gjithashtu është vënë re një ndryshim po themi standardi në deklaratat që kanë ardhur të pasurisë nga organet ndihmëse. Po themi ILKDPI ose DSIK, kanë qenë organe të cilat referonin në lidhje me deklaratat e pasurisë së subjekteve të verifikimit dhe ka ndodhur që nuk ka pasur përputhje ose mund të ketë pasur jo një standard të njëjtë në raport me deklaratën që subjekti ka bërë në organet e vetingut dhe deklarata që është kryer në ILDKPI më përpara. Kjo ka ndikuar edhe në një standard të dyfishtë po themi brenda përbrenda organeve të vetingut.”

 

Si shembull konkret për këtë të fundit, Ilda Çukaj tregoi rastin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që sipas saj, ka një standard më të lartë verifikimi krahasuar me organet e tjera.

 

“Në monitorimin që Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kryer ka rezultuar që KPA-ja rezulton me një arsyetim ligjor, me një standard më të lartë të verifikimit të kritereve të kualifikimit të subjekteve të verifikimit, madje madje KPA-ja arrin deri në atë pikë saqë ka përfshirë në arsyetimet e veta edhe jurisprudencë të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut që rrit po ashtu standardin e vlerësimit të subjekteve, kështu që mendojmë që deri në këtë moment gjithsesi kjo është një pikë që absolutisht duhet përmirësuar pra duhet të unifikohet dhe KPA-ja e ka në fakt mundësinë që të unifikojë përfundimisht praktikën në raport me standardet e ndryshme sidomos në lidhje me interpretimin e kritereve, kryesisht atij pasuror të verifikimit të subjekteve”, deklaroi ajo.

 

Më shumë

700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008-a; Kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, rekord në rajon, sipas Eurostat

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.   Shifrat janë bërë të ditura nga Eurostat, instituti europian i statistikave dhe janë përpunuar nga “Monitor”.   Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Mësueset e Letërsisë dhe Historisë te “Çajupi”, u konfliktuan të premten, familjarët përplasen të hënën në mëngjez me armë te dera e shkollës

Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot para shkollës “Çajupi” në kryeqytet, ku sherri i nisur mes dy mësueseve ka çuar në përplasje fizike mes të armëve të tyre. Ngjarja ndodhi mëngjezin e sotëm. Një kolege e dy ‘protagonisteve’ që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm […]

Brezi i arsimit pandemik

Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që do të përçohen në dekada. Qeveria iu përgjigj situatës, duke shkurtuar buxhetin e arsimit në mes të vitit me 12 milionë euro (3.5%). Shpenzimet për arsimin në dy vitet e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara