Shijet e mira në kuzhinë nuk kanë të mbaruar, por ëmbëlsirat duket se zënë një vend fare të veçantë.
Edhe nëse nuk jeni fans i tyre, me siguri që keni ndonjë të preferuar të cilën nuk nguroni ta provoni herë pas here.
Fundi i vitit është koha më e ngarkuar për pastiçierët, pasi ëmbëlsirat janë të parat që përgatiten.
Për të gjithë ju që dëshironi të provoni një shije të ndryshe dhe një ëmbëlsirë që përgatitet shumë shpejt, AgroWeb.org ka një sugjerim.
Kompekaj quhet keku i veçantë të cilin mund ta përgatisni posaçerisht për festat e fundvitit, për të kënaqur të dashur tuaj me shije shtëpie.
Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.
Përbërësit
2-3 petë sfoliat
8 vezë
100 gr miell
25 gr kakao
100 gr sheqer
2 lugë gjelle gjalpë
150 gr arra
Për shërbetin
500 ml ujë
650 gr sheqer
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kompekasë zgjidhni një enë të thellë.
Në të rrihni vezët bashkë me sheqerin, derisa vezët të fryhen dhe të krijojnë një masë kompakte, shtoni në fund gjalpin e shkrirë dhe vazhdoni me përzierjen.
Në një enë tjetër përzieni miellin me kakaon bashkë me arrat e coptuara ose të grira hollë.
Shtojeni miellin pak nga pak tek ena ku rrahët vezët, duke përzier me kujdes nga poshtë lart derisa të formohet brumi i kekut.
Ndërkohë zgjidhni një tavë pjekje, lyejeni me pak gjalpë ose vaj dhe shtroni në të petën sfoliat duke ngritur me kujdes anët e petës.
Hidhni në të brumin që përgatitët, duke e tundur herë pas here tavën në mënyrë që të dalë ajri jashtë ëmbëlsirës.
Sipër shtroni me kujdes petën e dytë sfoliat, duke bërë kujdes që ajo të mos zhytet në brumë.
Më pas futeni në furrë në temperaturën 180 – 200 gradë C për 30 – 35 minuta, derisa keku të piqet dhe peta të marrë ngjyrë të artë.
Ndërkohë që keku piqet përgatisni shërbetin, njësoj siç bëni me sherbetin e bakllavasë dhe kur të jetë trashur lëreni të ftohet.
Kur keku të jetë pjekur, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paska dhe priteni në copa të vogla.
Në fund shtoni shërbetin në të gjithë sipërfaqen e kekut dhe shijojeni menjëherë.
Gliko Shalqini – Si të përgatisni ëmbëlsirën e shijes më të preferuar
Gliko Qershie – Receta unike me më të ëmblat e stinës
Japrak me gjethe rrushi – Shije fantastike nga tradita
Presh i pjekur në qumësht – Receta e stinës plot vlera
Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e Vjetër e Traditës Arbëreshe
Pulë me lëng me miell misri – një recetë e ngrohtë plot shije dhe vlera
Një recetë fantastike dhe shumë e shijshme është ajo e petullave me djathë të bardhë, hudhra dhe nenexhik (dhjosmë). Një recetë tipike tradicionale e amvisave përmetare dhe e zonave të jugut të Shqipërisë kryesisht. Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave trashëgohet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me […]
Për ata që dëshirojnë të arrijnë Karaibet, në këtë verë të nxehtë, por nuk munden për shkak të kushteve të krijuara, le të bëjnë të kundërtën, t’i sjellin karaibet në tavolinë, nëpërmjet recetave të gatimit tipike të atyre vendeve. Kjo është një prej tyre; asgjë strikte, mund të ushtroni fantazinë tuaj në zgjedhjen e […]
Përbërësit për 4 persona: 2 vezë 4 të verdha vezësh 20 gr. djathë dhie i stazhionuar 600 ml pana 100 gr. gjizë e freskët 4 karkaleca të kuq pak trumzë të bluar pak majdanoz i grirë hollë vaj ulliri ekstra të virgjër aq sa duhet kripë aq sa duhet Përgatitja: Në një enë të […]
Të vizitosh Beratin, në vendin më të bukur. Shijon gjithë shijet e mundshme, bukurinë e natyres, kulturën, artin si dhe shijen e aromën e mrekullueshme të ushqimit të cilën ofron. Mon Blani është ëmbëlsira karakteristike e këtij qytetit. Beratasit e konsiderojnë si tradicionale ëmbëlsirën dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë se emri i saj […]