e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga 5 komunitetet kryesore fetare në vend ka dalë kundër qeverisë për ndryshimin e ligjit për Kodin e Familjes.

 

Përmes një shkrese zyrtare, që mban datën 18 tetor 2021 dhe firmosur nga kryetari, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Këshilli i drejtohet Komisionit të Ligjeve që ai të ftohet sa herë ka diskutime për ligje që prekin interesa fetare, ideologjike e pronësore të ftohen për të shprehur mendimin e tyre si grup interesi.

 

Në këtë shkresë, 5 komunitetet fetare kërkojnë të mos ndryshohet baza ligjore në Kodin e Familjes, për përcaktimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, duke ngritur zërin në mbrojtjen e familjes dhe fëmijës si interesi më i madh, që duhet mbështetur në shoqërinë shqiptare e duke kërkuar saktësinë e ligjvënësit në dispozitat, që do të ndryshohen.

 

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar ka ardhur me dy propozime konkrete për këto ndryshime, që sipas tyre rregullon këtë çështje pa ndërhyrë në Kodin e Familjes që është i shenjtë. Në propozimin për ndryshim të nenit 241, ku përcaktohen kushtet e birësimit, thuhet se:

 

“Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar”. Po lidhur me ndryshimin e nenit 241 të Kodit të Familjes, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit, duke e bazuar kërkesën e tyre dhe në Kodin Civil italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç. Por, Kodi Civil i Italisë thotë se:

 

“Birësimi lejohet për njerëzit të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e pesë dhe që janë të paktën tetëmbëdhjetë vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë. Në rrethana të jashtëzakonshme, gjykata mund të autorizojë birësimin nëse adoptuesi ka mbushur moshën të paktën tridhjetë vjeç, pa cenuar ndryshimin e moshës të përmendur në paragrafin e mëparshëm”.

 

Për këtë arsye, Këshilli e nënvizon këtë kërkesë si të domosdoshme për përgjegjësinë, që do të marrë birësuesi dhe cilësitë si shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi, që duhet të mbart për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.

 

KUSHTET E BIRËSIMIT

 

Këshilli Ndërfetar ka përcjellë në mënyrë të prerë te Komisioni i Ligjeve se ky institucion që bashkon komunitetet fetare në vend insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, duke u përcaktuar pjesëmarrësit në këto institute si burrë dhe grua nga lindja, si një çështje e panegociueshme. Aktualisht, neni 242 i Kodit të Familjes shprehet se: “I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë. Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit”.

 

Sipas propozimit të qeverisë, ky nen ndryshohet në: “I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues sipas përcaktimeve të nenit 163, të këtij Kodi, që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet”. Por, Këshilli Ndërfetar vjen me një propozim konkret që kërkon të dëgjohet nga Komisioni i Ligjeve. Sipas tij, “I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues vetëm kur provohet se ai apo ata janë të lidhur në martesë apo bashkëjetesë sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 163 të këtij Kodi dhe që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet”. Kjo kërkesë shoqërohet edhe me një tjetër që lidhet me nenet 7 dhe 163, të cilat duhet të mbeten të pandryshuara.

 

Neni 7 i Kodit të Familjes parashikon se: “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”. Nenin 163 parashikon se: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.

 

 

Më shumë

Papa shpreh dhimbje, por jo ndjesë pas zbulimit të eshtrave të 215 fëmijëve në Kanada

Papa Françesku shprehu të dielën dhimbje lidhur me zbulimin në një shkollë në Kanada të eshtrave të 215 fëmijëve të fiseve indigjene. Fëmijët ndiqnin shkolla me konvikt të administruara nga kisha katolike. Papa u bëri thirrje udhëheqësve fetarë dhe politikë të hedhin dritë mbi “këtë ngjarje të trishtë”. Por ai nuk kërkoi ndjesë për […]

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet

Ashtu si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, të cilat ende sot nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, edhe Kisha e Shën Prokopit në Tiranë nuk e dispononte një dokument të tillë, çka mbante peng edhe projektin për rikthimin në identitet të saj. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara