e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

Festa e Hannukah e popullit hebre përkoi sot me Ditën e Pavarësisë, festën tonë kombëtare të Flamurit.

Bekuar miqësia midis dy shteteve dhe popujve tanë!

Kryerabinati i Shqipërisë, Fondacioni “Besë & Shalom” dhe Qendra Hebraike “Chabad” e Shqipërisë urojnë:

GËZUAR HANUKËN, që përkon sivjet me ditën e PAVARËSISË.

 

Kryerabinati i Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi thotë se: “Në respekt të Festave Kombëtare, festën e Hanukës do ta organizojmë më datën 1 dhjetor në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 16:30, tek kolonada e bibliotekës universitare, nën drejtimin e Kryerabinit të Shqipërisë Yoel Kaplan dhe Rabinit të Tiranës Yisroel Finman.”

 

 

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara