e premte 26 nëntor 2021
e premte 26 nëntor 2021

 

 

Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, grupe pjesëtarësh të komunitetit serb u mblodhën sot në Gazimestan afër Prishtinës për të kremtuar Vidovdanin siç e quajnë serbët ditën e Shën Vitos, përkatësisht 632 vjetorin e Betejës së Kosovës.

 

Policia e Kosovës që mbante sigurinë nuk lejonte pjesëmarrësit të mbanin mbishkrime nxitëse.

 

Në ditën e sotme të vitit 1389 ushtritë e Ballkanit u mundën në betejë me ushtritë e Perandorisë Osmane me çka filloi edhe sundimi 500 vjeçar turk në Evropën Juglindore. Serbët e kremtojnë këtë si ditë të fitores së tyre shpirtërore dhe dëshmi të pranisë së tyre në Kosovë.

 

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije tha në liturgjinë e mbajtur në Manastirin e Graçanicës se Kosova është vend i shenjt i serbëve.

 

“Kosova është një vend ku ne kemi lindur, kemi lindur për Krishtin dhe kemi fituar shumë, që të tjerët ose nuk munden ose nuk duan të kuptojnë”, tha ai.

 

“Emrat dhe mbiemrat tanë janë Graçanica, Deçani, Patriarkana e Pejës, Trinia e Shenjtë, Deviçi dhe Kosova e Metohija. Emri dhe mbiemri ynë është Kisha Ortodokse. Ato janë margaritarë dhe xhevahir të trashëgimisë kulturore dhe botërore, por para kësaj ato janë trashëgimi e baballarëve tanë, trashëgimia jonë, trashëgimia e serbëve ortodoksë dhe askush nuk duhet të bezdiset”, tha ai.

 

Patriarku Porfirije tha se ai i sheh shqiptarët si vëllezër dhe se sipas tij serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë dhe ndërtojnë së bashku.

 

Tridhjetë e dy vjet më parë në përvjetorin e betejës së Kosovës ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq shpalli siç thuhej bashkimin e Serbisë me rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe paralajmëroi luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

 

Tridhjetë e dy vjet pas asaj dite Kosova ka hyrë në vitin e 14 të pavarësisë së saj të njohur nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian. Kosova e Serbia janë përfshirë në bisedime për më shumë se dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për inetgrimet evropiane, por ende pa ndonjë përparim të dukshëm.

 

Më shumë

OKB: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë

Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.   Gjatë vizitës në […]

Protestë në Beograd kundër muralit kushtuar Mlladiçit

Disa organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë protestuan të shtunën, më 13 nëntor në Beograd, duke kërkuar heqjen e një murali kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, që është vendosur në një fasadë në qendër të kryeqytetit serb.   Protesta “Murali duhet të rrëzohet”, që u mbajt […]

Maqedonia e Veriut merr sinjale pozitive nga Bullgaria

Maqedonia e Veriut shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Bullgarinë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë peng nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian.   Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, bëri këtë zotim një ditë pasi Bullgaria mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.   Partia fituese në Bullgari […]

Kosovë – Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale

Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton frymën e ndëshkimit të partive përmes votës së qytetarëve, por edhe të vlerësimit të kandidatëve në mënyrë individuale nëpër komunat e caktuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Agon Maliqi.   Partitë opozitare të nivelit qendror, në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara