e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Në nisje të konferencës së donatorëve për rindërtimin në Bruksel pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, deklaroi se të gjithë i kanë dëgjuar historitë e viktimave të prekur ku dy familje u shuan, dy të rinj gati për tu martuar dhe shumë të tjerë.

“Kur ne shkuam atje i gjithë vendi ishte në zi, por të mobilizuar për t’iu dhënë strehë atyre që humbën gjithçka. Kjo është një histori humbjeje, por edhe një histori heronjsh. Është një solidaritet midis vetë shqiptarëve dhe europianëve. Brenda disa orësh nga tërmeti, ekipet e para nisën të vijnë në Shqopëri, na Italia, Rumania etj. U aktivizua mekanizmi i mrjtjes europiane dhe eskpertët tanë mbërritën në Shqipërië për të drejtuar operacionet dhe vlertësuar dëmet”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo tha se populli i Shqipërisë e di se e kanë vendin në familjen europiane tashmë më shumë se kurrë.

Duke folur për pjesëmarrjen në konferencë, ajo shtoi se tregohet reagimi i plotë nga Mali i Zi në Kanada, nga Turqia në Izrael dhe nga Zvicra në SHBA.

Sipas saj, solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri dhe se ditën pas tërmetit ekipet e shpëtimi nxorrën 49 persona dhe një familje e tërë u nxor e gjallë dhe kjo ndodhi në sajë të mobilizimit kolektiv.

Presidentja e KE tha se kur pluhuri zuri vend, tenda dhe ndihma nisën që të vijnë, por nënvizoi se nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, ku shumë shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale dhe biznese dhe se kostoja e rindërtimit është vletësuar rreth 1 miliardë euro.

“Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Mund ta ndihmojmë Shqipërinë ta fillojë nga e para. Së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë më të fortë nga sa ishte më parë. Në muajt në vijim do të punojmë së bashku. Do të sigurojmë që angazhimet tona të realizohen plotësisht dhe në kohë. KE jep 100 milionë euro për rindërtim nga buxheti i Bashkimit Europian dhe kjo është përtej 15 milionëve (total 115 milionë). Ftoj në kontribute shtete anëtare, unë ju ftoj që ta ndihmojmë Shqipërinë”, deklaroi Presidentja e KE.

Sipas saj, Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, me forcë dhe më i sigurtë në zemër të familjes europiane.

Më herët Kryeministri Edi Rama, firmosi marrëveshjen me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ku u dhuruan 15 milionë euro për rindërtimin.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara