e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme:

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa për çështjen e rikthimit të Mbretit Zog u vendos që vendimi të merrej pas lufte nga vetë populli shqipëtar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetvendosjes. Në fund të punimeve Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmolla.

 

 

Më shumë

3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës

3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës, një cikël betejash e patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, gjë që ndodhi pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.   Të revoltuar nga kjo padrejtësi, më 29 janar 1920 u mblodh ‘Komiteti i […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

‘Royal Air Force’ nën qiellin shqiptar, në mbështetje të aleancës antinaziste

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, përmes publikimt të fotove të kohës, përkujton operacionet e aviacionit Britanik të RAF (Royal Air Force) nën qiellin shqiptar, në zonën e Spilesë të Himarës.   Operacioni nisi si njësi mbështetëse e trupave britanike në kuadrin e aleancës antinaziste gjatë Luftës II Botërore. Britanikët zbarkuan nën operacionin e koduar […]

Memorial në Gurin e Kamjes, ku u ngrit flamuri 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, flamuri kuqezi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit. Pikërisht në këtë gur, këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.   Tashmë banorët e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara