Albanian Profile
e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi i parë Antifashist Nacionalclirimtar.

 

Vendimi për mbajtjen e këtij Kongresi u mor më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar.

 

Zgjedhja e Përmetit për mbajtjen e këtij Kongresi nuk ishte rastësore. Ky qytet ishte çliruar nga forcat antifashiste nacionalclirimtare  dhe afirmonte më së miri rolin e tyre si forcat që do të vendosnin edhe më tej mbi fatet e vendit.

 

Në Kongres morën pjesë 200 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga zonat e çliruara dhe nga ato ende të paçliruara nga pushtimi nazist.

 

Vendimet kryesore:

1. Të ndërtohet Shqipëria e re dhe demokratike sipas vullnetit të popullit që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm  Antifashist Nacionalclirimtar.

 

2. T’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohet brenda apo jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

 

3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushuesve gjermanë dhe tradhëtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor në të gjithë vendin.

 

 

 

Refleksione për 24 Majin

 

Kongresi i Përmetit është një ndër ato ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin e saj që me karakteristikat e veçanta dhe incizive të saj thërret në memorien kolektive shqiptare një kohë të përcaktuar tashmë si Koha e Luftës. Dhe jo vetëm një kohë, por edhe një kontekst të caktuar e tepër delikat historik të cilin  ky Kongres diti ta sintetizojë e t’i japë atë rezonancë që do t’i jepte për herë të parë Shqipërisë vendin e merituar të saj në Historinë Kontemporane të Europës.

 

Nëpërmjet Kongresit të Përmetit, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar u afirmua si forcë politike fituese e luftës kundër pushtuesit nazifashist, ndërsa Shqipëria vetë shënoi hapin e parë të afirmimit të saj si vend që rradhitet ndër fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore.

 

Përkujtimi i këtij Kongresi, sot, nga distanca e 75 viteve, nuk mund të mos çojë në një refleksion mbi faktin se sa e hapur është gjithnjë Koha e Historisë dhe si projektohet domosdoshmërisht në hapësirë e ardhmja e cilësdo ngjarjeje të rëndësishme për jetën e një vendi e të një populli.  Siç është edhe 24 Maji historik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

 

Ngjarje rreth së cilës, secili, sipas njohjes dhe kulturës së cilës i përket, sipas këndvështrimit politik e ideologjik me të cilin është mësuar t’i shohë ngjarjet,  mund t’i japë sot një interpretim të vetin, i gjithi për t’u respektuar, por jo domosdoshmërisht për t’u bashkëndarë. Historia gjithsesi e ka dhënë verdiktin e saj – Shqipëria doli nga Lufta e Dytë botërore me dinjitet të lartë e përkrah popujve antifashistë, përkrah Aleatëve.  Rrjedha e ngjarjeve, pas Konferencës së Jaltës, do ta sillte atë në sferën sovjetike të influencës, por vendi, shteti, megjithë historinë e dhembshme njerëzore të të vuajturve gjatë diktaturës, megjithë izolimin dhe vetëizolimin, u konsolidua dhe identiteti i tij u forcua.   Pjesën tjetër të interpretimit  të historive personale apo kolektive, sot njerëzit janë të lirë ta zhvillojnë e janë edhe më të aftë për të nxjerrë mësime.

 

Përkujtimi i datave historike të mëdha, siç ëheshtë ed 24 Maji i 1944-rës ka rëndësi të veçantë për brezin e ri të shqiptarëve. Në një përkujtim të tillë nuk është edhe aq i nevojshëm konfrontimi i të vërtetave që mësohen, por të kuptuarit e njohjes së historisë si një marrëdhënie me të kaluarën, si një marrëdhënie me një brez të kaluar njerëzish që diti të lërë si trashëgimi të vyer diçka kaq të madhe. Në këtë kuptim, në përkujtimin e një ngjarjeje historike, secili vihet në marrëdhënie të drejtpërdrejtë jo vtëm me ngjarjen, por edhe me njerëzit që e bënë atë. E madje edhe me ata që, në një farë mënyre, më pas tentuan për ta zhbërë. Si njëra, ashtu edhe tjetra anë, kanë trajektoret, rëndësinë dhe domethëniet e tyre historike e janë padyshim përvoja nga të cilat brezi i ri i shqiptarëve do të dijë të marrë anët më të mira e të lërë mënjanë gjithë çka nuk i shërben evolucionit të identitetit personal dhe kolektiv. Nëpërmjet një marrëdhënieje të tillë me Historinë, brezi i sotëm mund të determinojë të tashmen dhe të ardhmen e tij dhe t’i japë jetës së vet sensin e vazhdueshmërisë.

 

Më 24 Maj të 1944-ës, përfaqësuesit e shqiptarëve u mblodhën nën moton “Për një Shqipëri të lirë dhe demokratike”. Në Shqipërinë e sotme, një gjeneratë e re njerëzish po kërkon të krijojë një hapësirë konceptualisht të re lirie dhe veprimtarie njerëzore, një hapësire brenda së cilës njeriu të bëhet më i zot e më i përgjegjshëm për fatet e tij. Dëshira për më shumë liri është gjithnjë e kushtëzuar nga konteksti në të cilin një gjeneratë njerëzish ndodhet dhe nga impakti me faktorë të ndryshëm brenda këtij konteksti. E këtu dalim sërish tek politika. Kjo e fundit, e dimë të gjithë, kur është e varfër në argumentet tipikë të saj, fillon e të përdorë historinë si mburojë apo si mjet polemike e objekt retorikash të pafund. Është një shenjë shumë pozitive që brezi i ri i shqiptarëve nuk i jep më energji proceseve të tillë aspak evolutivë për vendin dhe për veten. Kjo ngaqë ai ka mësuar ta lexojë ndryshe historinë e të mësojë prej saj. Brezi i ri e ka kuptuar se është gjë tjetër të kuptuarit e dramacitetit të një fakti historik të veçantë si 24 Maji i 1944-ës për të nxjerrë konkluzione historike të vlefshme dhe gjë tjetër të përdorurit e ndarjeve  e dasive të një epokë që e ka mbyllur ciklin e saj historik për qëllime të tregut politik aktual. Keqpërdorimi politik i Historisë vërehet se është një nga fenomenet më regresivë të mjedisit të sotëm shqiptar.

 

Për të kundërshtuar këto tendenca, duhet njohja e gjerë e historisë kolektive, e ngjarjeve kruciale të saj, ndër të cilat, për sa i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve, 24 Maji i 1944-ës zë padyshim një vend të veçantë. Vetëm një njohje e thellë e saj e sidomos në planin e marrëdhënieve njerëzore dhe të kontekstit më të gjerë historik mund të na çlirojë nga kushtëzimet e mëparshme.

 

Në analizë të fundit, objekti i parë dhe i fundit i historisë është vetë njeriu, janë vetë njerëzit, jemi ne secili më vete e të gjithë sëbashku. Përkujtimi i një ngjarjeje të shënuar si 24 Maji i 1944-ës, aq e lidhur me ëndrrën dhe luftën e një populli për të qënë i lirë dhe i begatë është një investim në kultivimin e sensit të lirisë në gjeneratat e reja e në ato që do të vijnë në të ardhmen.

Më shumë

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Dështon votimi i emigrantëve, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident. Ky proçes u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk […]

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Pavarësisht thirrjeve që partitë të respektojnë standardet ndërkombëtare, ekziston frika se zgjedhjet e këtij prilli do të shohin më shumë polarizim dhe gjuhë agresive se zakonisht – dhe madje edhe dhunë.   Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në […]

Mbështetja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE s’do t’i prishë punë Marcron-it

Një studim i ri tregon se nuk ka asnjë kuptim politik që Franca të bllokojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.   Në 2004, pas zgjerimit të madh dhe kur shumë vende në BE kundërshtonin pranimin e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë, Franca ishte përkrahësja e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara