e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Në qytetin e bukur të Korçës as këtë vit nuk mund të mungonte festivali i përvitshëm, që tashmë është kthyer në një traditë për këtë qytet.

 

Festivali “Korça Short Film Festival” këtë vit do të prezantojë për publikun rreth 31 filma të shkurtër, që janë përzgjedhur për këtë edicion.

 

Këtë vit festivali është i ndarë në dy seksione, ku pjesa e parë e filmave do të prezantohen gjatë paraditeve në ambientet e teatrit “A.Z. Çajupi” të qytetit, kurse kategoria tjetër do të shfaqen gjatë pasditeve në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

 

Nata e parë u mbajt pikërisht në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Korçë.

 

Organizatori i këtij eventi, Gledis Bica është shprehur se “në këtë festival kanë aplikuar rreth 700 produksione nga të cilët, në fund u përzgjodhën për të qenë pjesë vetëm 31 prej tyre. Filmat e përzgjedhur janë kryesisht të zhanerave fiction dhe artistik, ndërsa 4 prej tyre, janë të animuar dhe dokumentarë. Risia e edicionit të këtij viti është që edhe publiku vetë do të ketë mundësinë që të bëjë përzgjedhjen e tij, si filmi më i preferuar nga publiku”.

 

Ditën e djeshme janë shfaqur për publikun në seksionin e parë filmat, “Don’t sleep”, USA; “Clear Sky”, Rusi; “Storgetnya”, Francë; “East West”, Poloni.

 

Ndërsa në seksionin e dytë, “And Then the silence”, Francë; “Sisters”, Slloveni; “So that nothing changes”, Francë; “Shanzai screens”, Francë; “Filipinana”, Filipine. /j.p/r.e/

 

 

Më shumë

Dua Lipa zbret Ed Sheran nga froni, bëhet këngëtarja më e pëlqyer në Britani

Këngët e Dua Lipa ishin këngët më të luajtura dhe dëgjuara në radio në Britaninë e Madhe përgjatë vitit 2020, duke e bërë artistet shqiptare këngëtaren më të preferuar për britanikët falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.     Në krye të klasifikimit ajo i ka dhënë fund mbretërimit të […]

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Pandemia sjell libra interesantë

Ndikimi i pandemisë së virusit korona nuk mund të mos përfshinte edhe lëmin e lëtërsisë në hallkat e saj shkrimtar-botues dhe lexues. E konsideruar si një prej periudhave më të rënda psikologjike të shekullit të fundit, pandemia duket se është menaxhuar me së miri nga ajo çfarë buron nga letërsia. Botuesit tregojnë se kjo […]

Nata finale e Festivalit Europian të Këngës, Peristeri u bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin me votë

Këngëtarja e Anxhela Peristeri e cila të shtunën në mbrëmje do të përfaqësojë Shqipërinë në natën finale të Eurovisionit, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovisionit. “Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara