e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

“Aktorë të huaj dhe disa vende të treta, veçanërisht Rusia dhe Kina, janë angazhuar në një operacion ndikimi negativ në fushatë dezinformimi lidhur me koronavirusin në Bashkimin Europian, duke tentuar të minojnë debatin demokratik dhe duke tentuar të përmirësojnë imazhin e tyre për Covid-19”.

Është kjo ajo që thuhet në një komunikatë të Komisionit Europian lidhur me mënyrën se si duhet përballuar dezinformimi ndaj Covid-19, i miratuar ditën e mërkurë nga kolegji i komisarëve.

Në komunikim shpjegoi zv.Presidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova në një videokonference nga Brukseli, Belgjika, duke “kërkuar sqarime nga Rusia dhe Kina, pasi kemi elementë dhe prova të mjaftueshme për të bërë këtë deklaratë”.

Ajo shtoi se kryesisht Rusia përdor propagandë për të prishur stabilitetin dhe demokracinë, duke përhapur sistematikisht lajme të rreme, për të shfrytëzuar ankthin e njerëzve, për të dobësuar besimin tek institucionet europiane.

Jourova tha se për të luftuar kundër dezinformimin, duhen mobilizuar të gjitha subjektet e interesuara që nga platformat dixhitale deri tek autoritetet publike.

“Veprimet tona i kanë rrënjët e thella, veçanërisht lidhur me lirinë e shprehjes dhe informimit”, deklaroi ajo.

 

 

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara