Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Ministria e Shëndetësisë dha detaje lidhur me situatën prej koronavirusit në vendin tonë, deri ditën e sotme.

Teksa deri më tani, nuk konfirmohet asnjë rast i dyshuar nga koronavirusi, bëhet një thirrje për të gjithë personat që kthehen nga vendet e prekura që të vetëizolohen.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tetuara ka shkuar në 36 dhe se të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar te koronavirusit të ri.

“Deri më tani, në total janë kontrolluar 17.830 udhëtarë në pikat kufitare, ku mes tyre vëmendja më e veçantë ka qenë ndaj atyre të kthyer nga Italia, apo shtete të tjera të prekura, të cilëve u sugjerohet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Nga këta, janë 39 udhëtarë që u janë sugjeruar vetëkarantinim, dhe nëse pas telefonatave edhe me numrin e gjelbër 127, gjendja shëndetësore vështirësohet,  rastet shkojnë tek Shërbimi Infektiv, deklaroi shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Ndërkohë, në numrin 127, deri më tani janë bërë 1649 telefonata, duke sqaruar vetëm 39 kanë lidhje me historik udhëtimi me Italinë apo probleme respiratore.

Në mbyllje u bë thirrje se kush ka shenja si temperaturë, dhimbje fyt dhe vështirësi në frymëmarrje të relefonojë Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara