Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.
“Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe, në fashet e orareve të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit”, tha Pipero.
Spas tij kjo epidemi në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj, prandaj masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. “Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për të ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri”, shtoi ai.
Duke komentuar situatën në Kinë dhe Itali, Pipero tha për Televizionin Ora News, se e para e pësoi nga padituria ndërsa shteti italian nga dituria, pasi e neglizhoi rrezikun e virusit. Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët që të heqin dorë nga vendosja e maskave në rrugë.
“Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e kantrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë.
Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata që kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]