e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka ka folur për vendimin që u mor për mbylljen e një prej çerdheve kryesore në Tiranë, në ish-Bllok, për shkak ese një edukatore doli që ishte e infektuar me koronavirus.

Beruka u shpreh tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, jo vetëm për çerdhen, por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik, merr masat e duhura.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit. Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka në “ABC News”.

Më tej ajo tha se qytetarët me këtë rihapje të vendit dhe lehtësim të masave duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm.

“Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve. Kjo epidemi është me të papritura dhe është sfidë e të gjithëve bashkë. Qytetarët duhet të respektojnë masat për të mbrojtur, jo vetëm familjarët, por edhe të afërmit e tyre. Duhet të kuptojmë që virusi nuk është larguar, është ende mes nesh”, u shpreh ajo.

Beruka tha se faktet e rritjes së numrit të rasteve tregojnë së duhet të respektojmë masat.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim. Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh Beruka.

Më shumë

Nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Doza e tretë e vaksinës anti – Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi tjetër që pritet të nisë këtë të hënë në Shqipëri.   Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë. […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

“Pacienti zero” i COVID-19 në SHBA mund të jetë prekur në prill të vitit 2019

Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.   Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara