e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Koronavirusi anuloi axhendën e festimeve në Elbasan, qytetin tradicional të kësaj feste pagane. Në qytet situata duket e trishtë, pas anulimit të festimeve dhe vendosjes së vetëizolimit, për shkak të masave ndaj virusit. Makinat nuk lëvizin, ndërsa njerëzit janë shumë të paktë në shesh.

Edhe Tirana kishte këtë të shtunë të njëjtën përgjumje. Për të dytën ditë radhazi, koronavirusi, në një “shtetrrethim” të plotë ka gjunjëzuar Tiranën, ndërkohë që qytetarët kanë braktisur bulevardin dhe festimet.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2005, kur qeveria Nano e shpalli festë zyrtare, që nuk ka festime në mbarë vendin për Ditën e Verës.

14 mars 2020

Më shumë

“Dita e Verës”, historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]

Putin mesazh urimi Metës për festën kombëtare: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.     “I nderuar zoti President,   Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.   Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]

Pashkët Orthodhokse

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.   Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]

Gëzuar Sulltan Nevruzin, Kryegjyshi Botëror: Festojeni në shtëpi

Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi.   Kryegjyshi  Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj.   Baba Mondi ka bërë me dije se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara