e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Inspektimet e kryera nga njësitë e auditeve të brendshme të institucioneve publike gjatë vitit të shkuar kanë çuar në prokurori 62 nëpunës, dhe 43 arrestime.  Scan Televizion ka zbardhur Raportin Monitorues të Strategjisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019, ku evidentohen rezultatet e kontrolleve të ushtruara nga njësitë e auditimit të brendshëm të institucioneve publike.

Një nga aktivitetet e parashikuar në strategji, e cila ndihmon në arritjen e këtij objektivi është kontrolli dhe verifikimi (hetimi administrativ) i zbatimit të ligjshmërisë dhe/ose denoncimeve për praktika abuzive, korruptive apo arbitrare në të gjitha institucionet e administratës publike dhe agjencitë shtetërore. Në raport theksohet se gjatë vitit të shkuar, një pjesë e konsiderueshme e institucioneve kanë kryer kontrolle të brendshme dhe inspektime në 51,315 raste, për të cilat janë dhënë 450 rekomandime, si dhe janë kryer 52 auditime tematike dhe përputhshmërie.

“Për periudhën raportuese (janar – shtator 2019), janë dhënë në numër 5,828 masa disiplinore, administrative dhe organizative, 4 hetime administrative si dhe 62 referime penale në Prokurori për punonjës, ndër të cilat 43 persona të arrestuar”, theksohet në raport.

Strategjia e vë theksin te përdorimi sistematik i evidentimit të hapësirave për korrupsion, pasi shpesh korrupsioni mundësohet që në fazën e hartimit të ligjeve ose akteve nënligjore. Parashikimi i procedurave komplekse për marrjen e një shërbimi, parashikimi i përgjegjësive dhe roleve të mbivendosura, apo parashikimi i afateve të gjata dhe të paarsyeshme, sipas dokumentit zyrtar, janë vetëm disa shembuj sesi ligjet ose aktet nënligjore mund të bëhen shkas për korrupsion në sektorë të ndryshëm të qeverisjes.

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara