Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale.
“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës duke theksuar se njohja nga Izraeli “është ndër arritjet më të mëdha për Kosovën e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha ministrja Haradinaj –Stublla.
Ajo përmendi me këtë rast përndjekjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kohën kur ata “gjetën shtëpinë e tyre mes shqiptarësh. Aty lindi besa për miqësi të përjetshme mes popujve tanë. Aty i kanë rrënjët marrëdhëniet tona historike dhe lidhjet prej dekadash mes nesh”, tha ajo duke nënvizuar mbështetjen e Izraelit për popullin e Kosovës në periudhën e luftës së vitit 1999.
Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.
Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Kosova, 13 vjet shtet: Këtë vit NEWBORN në mbrojtje të dinjitetit dhe luftës së pastër për liri
Akrobatja shqiptare performancë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Kosovës
Kosovë: Vota e qartë për kthesë, por zgjedhësit nuk duhen zhgënjyer sërish
Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje
Mbyllet procesi i votimit në Kosovë
Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë
NATO ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën. Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në […]
Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e […]
Gjykata Supreme që është shkalla e fundit për ankesat e partive politike e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk certifikohet për zgjedhje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të […]
Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale. “Republika e Kosovës po […]