Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

 

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike. Kjo marrëveshje u quajt një hap i rëndësishëm drejtë integrimit te tregut të energjisë elektrike mes dy shteteve.

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur konferencë për integrimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike ndërmjet ZRrE-së dhe Entit Rregullator të Energjisë së Shqipërisë.

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është shumë i rëndësishëm në fushën e energjisë.

 

Ajo më tej tha se do të bëjnë reforma të thella në sektorin e energjisë, ngase të dy shtet mbeten të varuara nga importi. Bursë të përbashkët të energjisë ka paralajmëruar Rizvanolli.

 

“Si ministre e Ekonomisë këtë sfidë e shoh mendësinë e nisjes të një kapitulli të ri për vendin tonë. Sektori i energjisë është një ndër shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Shqipëria dhe Kosova mbeten të varura nga importet për të garantuar furnizimin me energji elektrike. Do të bëjmë reforma të thella në sektorin e energjisë. Dekabornizimi deri në vitin 2050, reforma të përballueshme për qytetarët. Bursë të energjisë bashkë me Shqipërinë”.

 

Ilir Bejta zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë tha se ky është guri i parë i rëndësishëm që vendosin për dy tregjet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Bejta tha se do ta marrin seriozisht këtë iniciativë e jo vetëm si projekt, duke kërkuar hapa konkret në funksionalizimin e bursës së përbashkët.

 

“Integrimi në shumë burime, jemi duke e ndjerë efektin e hapave të dekarbonizimit. Duhet ta marrin seriozisht këtë iniciativë, ngase tash e 4 muaj është rritur çmimi. Tregu i madh, investime të reja. Një sfidë është edhe sigurimi i burimeve të tjera të energjisë. Duhet të shkojmë në liberalizim të tregut të energjisë. Duhet të garantojmë sigurinë e furnizimit me energji. Integrimi i tregjeve mundëson furnizim të rregullt. Të fillojmë për hapat që të ecim sa më shpejt me institucionet që lidhen me bursën, që të kemi tregun e përbashkët të energjisë”.

 

Uner Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së, tha se ky projekt ka mbështetje edhe nga institucionet ndërkombëtare.

 

“Në tetor të këtij viti në Tiranë kemi nënshkruar marrëveshjen kornizë për bashkimin e dy tregjeve dhe sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellët të licencave”.

 

Petrit Ahmeti, kryesues i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike në Shqipëri, tha se nuk do të mungojë më asnjë moment mbështetja për Kosovën dhe se do të jenë vigjilent gjatë operimit.

 

“Energjia elektrike është jetike për konsumatorin shqiptar”.

 

Louay Samouie, udhëheqës i ekipit për energji në USAID tha se qëllimi është krijimi i një sektor të qëndrueshëm energjetik të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara