Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2019 numri i përdoruesve është 11.96% me i lartë (ose 224 381 përdorues ).

Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rritje në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018). Penetrimi i shërbimeve të  telefonisë mobile tani është në nivelin 115.68% ne raport me numrin e popullsisë.

Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 3.12%. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së ku penetrimi sillet nga 10% në rreth 40%, respektivisht. Në këtë periudhë, TM3 2019, është shënuar rënie e lehtë e parapaguesve për –1.88 % krahasuar me tremujorin paraprak, dhe rënie në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 7.92%, raporton RTKlive.

“Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2015 deri në TM3 2019 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehen ndryshimet ne strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme për parapaguesit individual në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në përmbledhjen e indikatorëve kryesorë të komunikimeve elektronike “pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike” për tm2 2019.

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM3  2019 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 352,659 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet  Rritje prej  24,620 parapagues  apo  7.50 % në krahasim me TM2 2018, respektivisht një rritje më të theksuar prej parapagues apo 15.41 % në krahasim me periudhën TM3 2018. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 118.7%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 19.42%.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM3 2019 ka arritur në 1,299,415 përdoruesish  e që shënon një rënie 33.20 % prej              krahasuar me TM3 2018. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme , edhe pse në periudhën TM4 2016 është vërejtur një rënie e lehtë . Në periudhën raportuese (TM3 2019) vërehet rritje e peneterimit për qasjen mobile dhe në atë fikse rritje e lehtë. RTK