Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.
Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.
Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.
Të premten, nga testimi i 1,827 mostrave, pozitive kanë dalë 728.
Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për masat e veçanta kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori vendime të veçanta edhe për shtatë komuna të Kosovës – Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen – për ndalimin e hyrje/daljeve të qytetarëve dhe automjeteve private nga sot, ora 20:00, deri të hënën, ora 05:00.
Përjashtim nga ky vendim do të bëjnë: personeli shëndetësor dhe personeli i sigurisë; qytetarët për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe për shitje të mallrave esenciale; operatorët ekonomikë dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, si dhe kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike.
Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe paralajmërohet se edhe komunat e tjera që hyjnë në zonën e kuqe të infeksionit – që do të thotë se kanë numër më të lartë të rasteve me koronavirus – do të përballen me masa të njëjta.
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
BE dhe Kosova përplasen për Asociacionin
Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ç’po ndodh në Kosovë, ambasadat paralajmërojnë stafin të shmangin praninë në qendrat tregtare, ka rrezik për sulm
Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë
Kosovë – Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]
Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]
Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]
Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]