e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës e bojkotuan seancën ku u miratua rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Beogradi reagoi duke e quajtur rezolutën të pritshme nga Kosova, por si befasi nga Mali i Zi.

 

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës. Pro rezolutës së iniciuar nga deputetët boshnjakë të koalicionit “Vakat”, votuan 89 deputetë, kurse deputetët e Listës serbe e braktisën seancën kur filloi debati për rezolutën.

 

Në rezolutë “dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjes së motiveve të krimeve të kryera”.

 

11 korriku ditë përkujtimi edhe në Kosovë

 

Nga rezoluta e parlamentit të Kosovës “ftohen institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë” dhe, thuhet se “duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, edhe Kosova do ta shpallë datën 11 korrik ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë”.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij tha se “rezoluta dhe padia ndaj Serbisë për gjenocid që po përgatit Kosova, do të kontribuojnë që në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje siç ndodhën në Srebrenicë.

 

Padi ndaj Serbisë

 

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid edhe në Kosovë. Presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiq, thotë se Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të heqë dorë nga kjo nismë. Këtë nismë të Kurtit autoritetet e Beogradit e cilësojnë si “sulm ndaj ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve”.

 

Autoritet e Kosovës e cilësojnë gjenocid fushatën e forcave serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998-1999, ku u vranë mbi 10 mijë veta, mijëra llogariten të zhdukur ndërsa, mbi 800 mijë persona u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

 

Ekspertë juridikë e konsiderojnë nismën e qeverisë së Kosovës që ta paditë Serbinë për gjenocid në Kosovë si shumë të ndërlikuar dhe kanë tërhequr vërejtjen se “në rast dështimi të një padie të tillë, dëmet për Kosovën do të ishin të pariparueshme”.

 

Reagimet e Beogradit

 

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq tha pas miratimit të rezolutës nga parlamentii Kosovës se “ishte e pritshme që Kuvendi i Kosovës do të miratonte rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë” por shtoi se “është befasuar që një rezolutë të tillë e miratoi edhe Kuvendi i Malit të Zi”.

 

 

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, tha Vuçiq sot në Beograd.

 

Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor 2021. Edhe Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010.

 

Në vitin 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u groposën në varreza masive. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë përbën gjenocid.

 

Më shumë

Projektuesi i Ujmanit: Në rekomandimet e SHBA-së s’u përfshi asgjë çka duhet

Inxhinieri i ujërave dhe njëri prej projektuesve të Ujmanit, Avni Gjonbalaj, ka thënë se në katër pikat e rekomanduara për liqenin e Ujmanit nga SHBA për Kosovën dhe Serbinë nuk ka asgjë çka duhet të kishte përfshirë.   “Fakti që thirren në marrëveshje konform rasteve në Amerikë është i panevojshëm. Nëse i referohemi […]

Palmer: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, rruga drejt integrimeve evropiane

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha të martën në Prishtinë se për Shtetet e Bashkuara, synimi kryesor në bisedimet Kosovë – Serbi është një marrëveshje që do të çojë në njohjen e ndërsjellë, e cila hap rrugën për integrimin evropian të të dyja vendeve.   Ai i bëri këto komente në […]

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit nuk pranojnë dialog me kryeministrin Kurti

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit refuzojnë ta takojnë kryeministrin e Kosovës. Ata kërkojnë që më parë Kurti të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pronat përreth Manastirit të regjistrohen si prona të Kishës.   Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditë më parë i dërgoi një letër kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, ku […]

Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer në Kosovë

Vizita në Kosovë e dy politikanëve perëndimorë, Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi. Ajo shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.   I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, po qëndrojnë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara