e hënë 12 prill 2021
e hënë 12 prill 2021

 

Në Kosovë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha është në pritje të caktimit të një date nga institucionet e Beogradit, për vazhdimin e gërmimeve në Kizhevak, të Rashkës në Serbinë jugperëndimore, ku besohet se ka një varrezë të dyshuar masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Drejtuesi i këtij komisioni, Kushtrim Gara, në një përgjigje për Zërin e Amerikës, tha se pas caktimit të datës nga zyrtarët serbë, do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese, “për zhvarrosjen e mbetjeve mortore, pastaj identifikimin e tyre, riatdhesimin për në Republikën e Kosovës dhe kthimin apo dorëzimin e eshtrave te familjet e personave të identifikuar, në përpjekjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës që të respektohet e drejta e familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm”.

Ai thotë se tash për tash është herë të flitet për numrin e viktimave që mund të gjinden në Kizhevak. Gjetjet pasuan pamjet satelitore, të mundësuara nga bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të përfshira në këtë proces, tha zoti Gara.

Përgjatë vitit 2020 janë kryer kërkime në gjashtë zona brenda territorit të Kosovës.

“Katër lokacione brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, një lokacion në fshatin Polanë në komunën e Istogut dhe një lokacion në fshatin Syriganë, komuna e Skenderajt, ku janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore te të paktën 9 personave, viktima të luftës”, tha zoti Gara.

Edhe 21 vjet pas luftës, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e një mijë e 643 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës. VOA

Më shumë

Albin Kurti – kryeministër i Kosovës për herë të dytë

Me 67 vota, parlamenti i Kosovës, miratoi në një seancë të jashtëzakonshme qeverinë e re të Kosovës, që do të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.   Albin Kurti, i cili të mërkurën bëhet 46 vjeç, qe zgjedhur kryeministër në […]

Dyzet vjet nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë

Një revoltë studentësh të Universitetit të Prishtinës në fillim marsit të vitit 1981, për pak ditë u shndërrua në një lëvizje në shkallë të gjerë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demonstratash të mëdha, në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadër të Federatës Jugosllave.   Pas […]

Anulohen votat e boshnjakëve të fituara në komunat me shumicë serbe në Kosovë

PZAP-ja konstatoi se votat e disa partive boshnjake e rome të fituara në zonat me shumicë serbe janë të pavlefshme, se nuk mund të sigurohet përfaqësimi i garantuar i një komuniteti me votat e një komuniteti tjetër.   Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat […]

Komunitetet jo serbe në Kosovë dorëzojnë ankesë për rezultatin e zgjedhjeve

Kritika nga komuniteti jo serb i pakicës në Kosovë. 48 organizata joqeveritare, thonë se ekzistojnë përpjekje që të uzurpohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera joshumicë në Kuvendin e Kosovës.   Përfaqësues të shumicës së pakicave jo serbe kanë kërkuar reagimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë për atë që ata e quajnë “manipulim” […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara