Vjosa Osmani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Osmani ka pranuar detyrën pa ceremoni të inaugurimit.
Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës pasi pro kandidaturës së saj votuan 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës, në roundin e tretë të votimit.
Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.
Osmani-Sadriu kishte kundërkandidat Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme. Në procesin e votimit morën pjesë 82 deputetë. Që të dy ishin propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, parti kjo e cila me fitoren e Osmani-Sadriu, siguron udhëheqjen e tri institucioneve kryesore të vendit, Qeverisë me kryeministër, kreun e partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.
Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca dhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetët tjerë të këtyre dy partive nuk morën pjesë në seancë, sikurse nuk ishin të pranishëm as deputetët e Listes Serbe.
Zyrtarët e PDK-së dhe AAK-së kanë kundërshtuar zgjedhjen e Osmani-Sadriut duke thënë se ajo nuk është një figurë unifikuese.
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.
https://fb.watch/4Ik-l1XNa9/
22 vjet nga thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri
Identifikohen dy shqiptarë të Kosovës në varrin masiv të gjetur në Serbi
Kosova për herë të dytë zgjedh një grua për presidente
PE me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Diaspora dërgoi një miliardë euro në Kosovë: Shifra është sa gjysma e buxhetit të shtetit për një vit
Përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës refuzojnë ftesën e Beogradit për vaksinim
Sot mbushen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Në 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi […]
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë. Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja […]
Një revoltë studentësh të Universitetit të Prishtinës në fillim marsit të vitit 1981, për pak ditë u shndërrua në një lëvizje në shkallë të gjerë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demonstratash të mëdha, në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadër të Federatës Jugosllave. Pas […]
PZAP-ja konstatoi se votat e disa partive boshnjake e rome të fituara në zonat me shumicë serbe janë të pavlefshme, se nuk mund të sigurohet përfaqësimi i garantuar i një komuniteti me votat e një komuniteti tjetër. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat […]