e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021
Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse që punojnë në këtë vend.

Lajmi u njoftua në median sociale nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët tha se i kishte kërkuar ministrisë së Jashtme t’i shpallte këta persona si të padëshiruar për shkak të asaj që u cilësua, veprimtari e dëmshme nga ana e tyre, e që ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Tashmë pritet që institucionet e sigurisë në Kosovë të zbatojnë vendimin.

Presidentja Osmani tha se “institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit keqdashës të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve të Kosovës, të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar që vendi dhe rajoni të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

Rusia ka të hapur një Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë që nga viti 2005.

 

Më shumë

Duelet e balotazhit në 21 komuna, 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale në Kosovë

Në Kosovë nis fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna.   Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotazh dolën Arben Vitia i Vetëvendosjes, i cili mori 45.54 për qind të votave në raundin e parë […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

Kosova shpall persona të padëshiruar dy zyrtarë rusë

Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse që punojnë në këtë vend. Lajmi u njoftua në median sociale nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët tha se i kishte kërkuar ministrisë së Jashtme t’i shpallte këta persona si të […]

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara