e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Policia e Kosovës arrestoi pesë vetë të dyshuar për përgatitjen e veprave terroriste, Atyre ju konfiksuan mjete të ndryshme shpërthyese, dron dhe armë antitanke.

 

 

Arrestimi i pesë të dyshuarve erdhi pas një hetimi disamujor nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosvës.

 

Pesë të ndaluarve pritet t’u caktohet masa e paraburgimit, sepse dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, si përgatitje veprash terroriste, kryerje të veprës terroriste si dhe vepra penale për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar armësh apo lëndësh shpërthyese, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Parandalimi i ekstremizmit dhe i radikalizmit sfidë për Kosovën

 

Kosova po përballet që prej 10 vjetësh me shtimin e shkallës së radikalizimit tek të rinjtë, disa prej të cilëve janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Kosovë thonë se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm do të vazhdojë të jetë sfidë për shtetin e Kosovës.

 

Një studim i bërë në vitin 2015 nga Qendra Kosovare për Studime për Sigurinë,  (QKSS) thuhej se që nga fillimi i konfliktit në Siri e deri në muajin janar të vitit 2015, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. Ky numër u rrit gjatë viteve të fundit. Deri tani sipas të dhënave zyrtare dhe jozyrtare, afro 60 kosovarë kanë humbur jetën në këto luftëra. Mbi 200 vetë janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 syresh janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme si dhe nxitje dhe rekrutim  luftëtarësh.

 

Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parlamenti i Kosovës në fillim të vitit 2015 ka miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar në luftëra jashtë vendit. Hapat konkretë që janë ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që shpie në terrorizëm.

 

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara