e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

 

Referuar statistikave nga KQZ-ja, në këto zgjedhje të drejt votimi kanë  102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar për të votuar nga jashtë, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces, përcjell albinfo.ch.

 

“Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”.

 

Duhet theksuar se në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.

 

“Pra, janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.

 

“Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit, janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”.

 

Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.

 

Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

 

Për ankesat e shumta që erdhën nga mërgimtarët se iu mohua e drejta e votës për shkak se KQZ nuk i thirri në telefon për t’i verifikuar, Elezi ka thënë se të gjithë ata që s’janë përgjigjur në telefon apo që nuk kanë arritur t’i telefonojnë, janë regjistruar me qëllimin që të mos u mohohet e drejta për të votuar.

 

Më shumë

NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

NATO ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.   Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në […]

Paratë nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës. BQK: 900 mln € remitenca në 2020

Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e […]

Gjykata Supreme lë jashtë listës së zgjedhjeve Albin Kurtin

Gjykata Supreme që është shkalla e fundit për ankesat e partive politike e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk certifikohet për zgjedhje.   Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të […]

Kosova dhe Izraeli vendosin të hënën marrëdhëniet diplomatike

Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.   Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale.   “Republika e Kosovës po […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara