e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli të hënën vendimin për mbajtjen zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e komunës së Podujevës dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

 

Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor “bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në një njoftim të zyrës së presidentit Thaçi.

 

Situata me pandeminë e COVID-19 kishte bërë që zgjedhjet në këto dy komuna të shtyhen, ndonëse komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar që nga fillimi i muajit shkurt kur ish kryetari Agim Veliu dha dorëheqje pasi qe emëruar ministër i Brendshëm në qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti, raporton voa.

 

Në fillim të muajit qershor edhe posti i kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut mbeti bosh meqë Goran Rakiç, nga Lista Serbe, u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë e re të kryeministrit Avdullah Hotit.

 

 

Më shumë

NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

NATO ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.   Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në […]

Paratë nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës. BQK: 900 mln € remitenca në 2020

Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e […]

Gjykata Supreme lë jashtë listës së zgjedhjeve Albin Kurtin

Gjykata Supreme që është shkalla e fundit për ankesat e partive politike e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk certifikohet për zgjedhje.   Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të […]

Kosova dhe Izraeli vendosin të hënën marrëdhëniet diplomatike

Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.   Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale.   “Republika e Kosovës po […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara