Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit do të identifikohen me emër në fletën e votimit.

 

Lajmi u bë i ditur nga kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se fonti i fletës së votimit do të jetë i ndryshëm në çdo qark.

 

“Kandidatët do të identifikohen me emër. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristikat e tjera të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”, u shpreh Celibashi.

 

Në lidhje me këtë vendim, z. Celibashi nënvizoi faktin se subjektet zgjedhore kanë të drejtë ta ankimojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), brenda tre ditësh.

 

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda tre ditësh, nga shpallja e këtij vendimi”. theksoi ai.

 

Kryekomisioneri po ashtu bëri të ditur se ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kishte propozuar, që kandidatët për deputetë në fletën e votimit në zgjedhjet e prillit të identifikoheshin me numra.

 

“Në vlerësim të asaj që u parashtrua nga ana ime si komisioner dhe bazuar në dispozita  përkatës të KQZ vendos rrëzimin e kërkesës  së PS, për shqyrtimin e fletës së votimit, në përmbajtje të së cilës kandidatët janë të shënuar vetëm sipas numrit rendor në listën shumëemërore të paraqitur prej tyre si subjekt zgjedhor”, tha ai.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara