Administrata zgjedhore e vlerëson si të përmbyllur brenda afateve përgatitjen e procesit zgjedhor. Fletët e votimit janë gati bashkë me materialet e tjera të nevojshme.
Sivjet vëzhguesit kanë vënë re edhe një motivim të lartë për të votuar në radhët e 107 mijë të rinjve, që votojnë për herë të pare.
Administrata zgjedhore po bën përgatitjet e fundit për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit për parlamentin e ri në Shqipëri.
Fletët e votitmit janë prodhuar në kohë, ndonëse modeli i tyre u përgatit i fundit mes debateve për emrat apo për numrat.
KQZ dhe shoqata të ndryshme po zhvillojnë edhe pak ditë para zgjedhjeve demonstrime me votues për herë të parë mbi detajet e reja që lidhen me modernizimin e procesit të votimit.
Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ishte në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku maturantët ende bëjnë demonstrime të votimit për të qenë sa më të saktë në votimin e tyre të parë.
“Gjithçka është gati. Kanë ardhur gjithë fletët e votimit dhe janë gati qendrat e votimit, si dhe gjithë pajsijet e tjera. Nga ana administrative mund të thuhet se përgatitjet janë përmbyllur me sukses, edhe pse koha ishte shumë e shkurtër, dhe afatet u ngushtuan prej marrëveshjeve të partive. Kam shumë besim se këto do të jenë zgjedhje shumë më të mira krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Besoj fort se procesi i votimit është e pamundur të bllokohet, po ashtu as numërimi i votave. Rezultatet do të dalin në kohën më të shpejtë që mundemi dhe me siguri do të vlerësohemi pozitivisht nga vëzhguesit e shumtë vendas dhe ndërkombëtarë” – tha zoti Celibashi.
Maturantët e kanë marrë me shumë përgjegjshmëri votimin e tyre të parë dhe mezi po presin të dielën ditën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e kaluara motivimi I të rinjve për të marrë pjesë në votime ka qenë shumë i ulët, ndërsa sivjet të gjithë vëzhguesit konstatojnë një vendosmëri më të madhe për të votuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një program edukimi në të gjitha shkollat e mesme publike në vend në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike
Në zgjedhjet e të dielës për herë të parë votojnë rreth 107 mijë të rinj dhe nevoja për të informuar ata mbi procesin zgjedhor si dhe ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e ushtrimit të drejtës së votes është shumë e madhe.
Mbarëvajtja e zgjedhjeve po kërkohet nga të gjithë faktorët vendas dhe ndërkombëtarë për të zgjedhur një parlament përfaqësues me zgjedhje të lira e të të ndershme, të cilat do të përshpejtojnë integrimin europian të Shqipërisë.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]