e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Ditën e sotme, 20 tetor 2020, me rastin e 120 vjetorit të kalimit nga jeta e Naim Frashërit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Muzeu Historik Kombëtar, organizuan veprimtari përkujtimore, në kuadër të “Vitit të Naimit”.

 

 

Veprimtaritë u zhvilluan fillimisht në Muzeun Historik Kombëtar për të kulmuar më pas në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selinë e Shenjtë me pjesmarrjen e klerikëve, përfaqësuesve të feve dhe përfaqësuesve të ambasadave të akredituara në Shqipëri, personaliteteve të letrave shqipe, miq të Naimit dhe të Selisë së Shenjtë Bektashiane, disa nga të cilët mbajtën edhe kumtesat e rastit.

 

 

 

 

Fjala e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj:

 

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

 

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

Të nderuar vëllezër të mijë, klerikë, përfaqësues të feve në Shqipëri!

 

Të nderuar përfaqësues të ambasadave të akredituara në Shqipëri!

 

Shumë të nderuar personalitete të letrave shqipe, miq të Naimit dhe të Selisë së Shenjtë Bektashiane!

 

Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju  falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë event dhe dua t’ju uroj e bekoj, ju dhe familjet tuaja: “Paçi kurdoherë pranë ndihmën e Zotit, të dymbëdhjetë imamëve, të Pirit tonë, Haxhi Bektash Veliut! Drita e tyre na ndriçoftë rrugën tonë!

 

Siç mund të jeni në dijeni, këtë vit, shpallëm Vitin e Naimit të madh, jo thjeshtë për ta kujtuar atë, por për të hedhur dritë akoma më shumë rreth jetës dhe veprës së tij të madhe, të bindur se këto kohë kanë qenë të lidhura ngushtë me fatet e kombit tonë. Sepse mendoj se përpara se të ishte poet i madh, ai ishte shqiptar i madh. Ishte thjeshtë shqiptar jo vetëm nga gjeneza familjare, por nga dashuria që përcillte për viset amtare, ndonëse jeta e tij në pjesën më të madhe , kaloi në dhera të huaj.

 

Brezat e shqiptarëve, qysh në fund të shekullit të 19-të, të 20-të dhe të këtij mileniumi që po jetojmë, kanë mësuar dhe janë lëvduar me vargjet e fuqishëm:

 

Ti Shqipëri më jep Nderë,

Më jep emrin shqipëtar…

 

Dhe nëse në shekujt e kaluar këta vargje mbajtën gjallë krenarinë e ligjshme të prejardhjes sonë biologjike, frymëzuan identitetin tonë kombëtar, në kushtet e sotme ato tingëllojnë aspak të vjetruara, të dalë kohe. Mi qindra mijëra shqiptarë të sotëm, të atyre që jetojnë e punojnë në dyert e Europës, të atyre që japin kontributin në këtë Shqipëri që kemi sot, i përsërisin ende me shpresë këto vargje, të bindur se mëmëdheu i tyre, nuk do të fyhet pafund, nuk do të jetë delja e zezë e qytetërimit, nuk do të jetë varfanjakja e Europës. Përkundrazi, ne kemi shpresë që me ndihmën e të Madhit Zot dhe me vullnetin tonë, të ecim përpara, duke e përmendur me respektin më të thellë emrin e Shqipërisë.

 

Motra dhe vëllezër!

 

Naimi ynë ka qenë dhe padyshim mbetet një bektashi i ndritur. Ai ka parë tek ky tarikat i Islamit, devocionin e thellë ndaj Krijuesit, frymën e tij atdhetare dhe sidomos shenjtërinë për t’u bashkuar të gjithë në të mirë të kombit. Ndër të parët mendimtarë të Rilindjes tonë Kombëtare, duke parë tolerancën bektashiane, ai bëri thirrje që këtij besimi t’i jepej vendi i merituar në jetën e krejt shqiptarëve.

Jo pa qëllim, ne menduar të sjellim në këtë auditor të nderuar, idetë e disa poetëve dhe njerëzve të shquar të letrave të sotme shqipe, të cilat do të shpalosin universin letrar të Naim Frashërit dhe në mënyrë të veçantë qasjet e tij në rrafsh të bektashizmit.

Ju faleminderit të nderuar studiues për punën tuaj hulumtuese!

Zoti qoftë i kënaqur me atë, çfarë ne po bëjmë për Naim Frashërin!

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Amin!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Papa emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri: Imzot Luigi Bonazzin

Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Është Shkëlqesia e Tij, imzot Luigi Bonazzi, kryeipeshkëv titullar i Atella-s, deri tani Nunc Apostolik në Kanada.   Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në […]

Ambasadorja shqiptare viziton Kryepeshkopin Janullatos, gjendja e tij më e mirë

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi sot në Spitalin “Evaggelismos” të Athinës, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.     Kryepeshkopi pas diagnostikimit me Covid-19, është transferuar në reanimacionin e këtij Spitali. Gjendja e tij është e qendrueshme dhe po […]

KISH: Gjendja e Imzot George Frendos në Itali paraqitet e qëndrueshme, po i përgjigjet mirë terapisë

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë.   KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.   Për më tepër […]

U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo dërgohet për trajtim në Itali

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.   Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.   “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara