e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Drejtorët e Doganave të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë në Tiranë  takimin e  6-të rajonal joformal të  nivelit të lartë, ku pjesëmarrës janë dhe përfaqësues të  Ambasadës së Britanisë së Madhe, CEFTA dhe RCC.

Sipas njoftimit në këtë takim mori pjesë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila në fjalën e saj, theksoi rolin e administratave doganore për të konkretizuar projektet e përbashkëta të nxitjes dhe lehtësimit të tregtisë mes këtyre vendeve.

Ministrja u shpreh, se Qeverisja e kryeministrit Rama dhe në mandatin e tretë do të ketë në fokus eliminimin e barrierave burokratike dhe mbi të gjitha përshtatjen e gjithë sistemeve dhe në nivelin e brendshëm për të mundësuar sa më pak kontakte të punonjësve të administratës  doganore me bizneset.

Duke vlerësuar se 92 % e shërbimeve doganore  kryhen online, Ministrja Denaj, tha se tashmë është një realitet reduktimi i kohës së procesimit në dogana, ku  nga 108,3 minuta në vitin 2019, kemi arritur në 98,5 minuta në vitin 2020 për importet, ndërsa  në raport me eksportet, nga 126 minuta në vitin 2019 në 106 minuta në vitin 2020.

Si mjaft të rëndësishëm Denaj theksoi dhe faktin që tashmë nga Administrata Doganore janë dhënë 5 statuse Operator Ekonomik i Autorizuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, theksoi bashkëpunimin🤝 në fushën e zbatimit të ligjit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet strukturave ligjzbatuese në  mbrojtje të shoqërisë dhe interesave financiare të vendit.

Pavarësisht pandemisë, agjencitë ligjzbatuese në kufi kanë shtuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, për kamionët e transportit të mallrave, por edhe për automjetet me të cilat udhëtojnë qytetarët, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe vetëm javët e fundit kemi dy raste të evidentimit dhe bllokimit të trafikut të narkotikëve”, tha kreu i Doganave Shqiptare.

Sipas axhendës gjatë dy ditëve të këtij takimi, mundësuar me asistencën e HMRC (Her Majesty Revenue and Customs), do të diskutohen  gjerësisht mbi:

  • Progresin në fushën e licensimit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar dhe njohjen reciproke në kuadër të CEFTA,
  • Linjat jeshile të lëvizjes ndërmjet doganave tona,
  • Projektit “Single Window””
  • Bashkëpunimin për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të RCC
  • Asistencën e Mbretërisë së Bashkuar në sigurimin e kufijve
  • Digjitalizimin e shërbimeve doganore dhe e-commerce si e ardhmja e shërbimeve tona
  • Operacionin Lynx mundësuar nga Organizata Botërore e Doganave.

Takimi i 6-të joformal i Drejtorëve të Doganave,  që po zhvillohet në Tiranë,  më 29-30 qershor, vjen pas takimit të 5-të të mbajtur në Ohër.

Më shumë

180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin/ Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

Prodhimi i parasë dixhitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.   Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur. Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin […]

Projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin […]

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara