Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Si sot 86 vjet më parë u nda nga jeta patrioti dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Kristo Luarasi. Lindi në Luaras të Kolonjës dhe ishte nxënës i Petro Nini Luarasit. Emigron në moshë të re drejt Rumanisë ku lëvizja patriotike shqiptare ishte shumë aktive. Më 1986 emigron drejt Bullgarisë ku menjëherë u vendos pranë shoqërisë “Dëshira” ku bashkë me Kostë Trebickën themeluan shtypshkronjën të cilës i vendosën emrin kuptimplotë “Mbrothësia”.

Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostë Trebickën dhe Mit’hat Frashërin arriti të botojë Ditërëfenjës-in ose Kalendarin Kombiar që u botua gati çdo vit nga 1897 deri më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga vëllezërit Frashëri, kristomatitë e përgatitura nga Gjergj Qiriazi, “Valët e Detit” te Spiro Dines, Hoxhë Vokës, etj.

Nëpërmjet gazetave që drejtonte ai mbështeti kryengritjet antiosmane që zhvilloheshin në vend dhe ndihmoi në përgatitjen e çetave të armatosura. Në 1912 punoi me kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe për Shpalljen e Pavarësisë.

 

Në vitin 1899 Kristo P. Luarasi, sipas porosise që kishte marre edhe nga kryesia e shoqërisë “Dëshira” u nis për në Shqipëri, Kalabri e Siçili tek arbëreshët e Italisë[1], Stamboll, për t’u takuar me vëllezërit Frashëri. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që duke u vënë në kontakt me rilindasit më të shquar të kohës të hartonin një program te përbashkët për botimin e librave te tyre në shtypshkronjën “Mbrothësia” me alfabetin e Stambollit. Pasi u kthye në Sofje, me 23 shtator 1900, ai i dërgoi një letër përkrahësit dhe mësuesit te tij në Bukuresht, Nikolla Naços, ku, si përshkruan përipecitë e udhëtimit gjatë te cilit ai ishte i pajisur me tri pasaporta të rreme për t’u shpëtuar ndjekjeve që autoritetet turke u bënin te gjithë atyre që lëviznin me botime shqipe në duar, ndër te tjera, nënvizon se për mbarëvajtjen e përhapjes e kulturës dhe të librit shqip shihet i nevojshëm krijimi sa më parë i një “shoqërie për shkollat dhe i një shoqërie për të shtypur librat”. Ndërkohe Shahin Kolonja ndodhet në Sofje, dhe, pas punës përgatitore për grumbullimin e lëndes, me 1 nëntor 1901, në shtypshkronjën “Mbrothësia” u shtyp numri i parë i gazetës “Drita” me ndihmën austro-hungareze[2], të cilën e botoi prej 1901 deri më 1908. Abetaret e Shoqërisë së Stambollës u ribotuan dendur për t’u shpërndarë n’atdhe U martua në vitin 1904 me Polikseni Dhespotin nga Lunxhëria që ishte mësuesja e pare e shkollës se pare te vashave në Korçë. Pati tre djem dhe një vajzë. Më i madhi Thomai që pat mbaruar shkollën për diplomaci, Skënderi që mbaroi shkollën për inxhinier-arkitekt dhe Theodhorin i cili punoi për gjithë kohën në shtypshkronjë te cilën e administroi edhe pas vdekjes së Kristos, si dhe vajzën Margarita.

Duke u kthyer nga një udhëtim në Manastir e në Selanik i dërgoi “Pleqërisë së shoqërisë Bashkimi” në Bukuresht me 22 gusht 1908 ku në mes te tjerash shkruante: ”… Qëllimi ynë është tani që të vete në Selanik, sëbashku me shtypshkronjën.” Synimi kryesise se shoqërisë “Dëshira” si edhe i botuesit e drejtuesit te “Mbrothësisë” Kristo P. Luarasi ishte që arma e fuqishme e botimeve në gjuhën shqipe të ndikonte në mënyre sa më të fortë në lartësimin e ndjenjës kombëtare. Për ketë arsye u vendos transferimi i shtypshkronjës nga Sofja në qytetin e Selanikut, i cili ishte në atë kohë jo vetëm një qendër e rëndësishme e perandorisë turke po edhe një qendër e madhe e grumbullit të shqiptarëve kalimtarë, nëpunës e ushtrues mjeshtërish te ndryshme. Më 1908 Shahini u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman, duke hequr kështu dorë nga gazeta, vendin e të cilës e zuri “Liri e Cqipεrisε” numrat e së cilës dolën në fillim në Sofje e mandej në Selanik 1911-’15.

Më 3 nëntor 1911 në Sofje gjehet Fan Noli, i ftuar nga kolonia shqiptare me nisëm të Kristos, ku ai mbajti dy mesha në gjuhën shqipe. Sinodi i popullit bullgar vuri në dispozicion te tij kishën “Sveti Spas”. Vizitoi shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shtëpinë e Kristos.

Në vitin 1922 Kristoja u transferua familjarisht dhe me te gjithë shtypshkronjën në Tiranë ku vazhdoi punën e tij te mëparshme. Ai vdiq me 7 korrik 1934 në Tirane. Në vitin 1937 Theodhori që administronte shtypshkronjën i ndërroi emrin asaj duke ia kthyer në shtëpia botuese “Kristo Luarasi”. Kështu ajo vazhdoi deri në vitin 1947 kur u shtetëzua pa asnjë shpërblim nga qeveria komuniste e asaj kohe.

 

Imazhet bashkëngjitur janë marrë nga fletët e numrit të parë të Kalendarit Kombiar 1897, i cili ndodhet në bibliotekën e AQSH-së.

7 korrik 2020

DPA

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara