e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të dielën ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

 

Ndonëse Kurti posedon shtetësinë shqiptare, kjo është hera e parë që një kryeministër i Kosovës voton në Shqipëri.

 

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje garon në zgjedhjet në Shqipëri me tre kandidatë të regjistruar si të pavarur.

 

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun, duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje, uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri, që ashtu sikurse unë ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kurti.

 

Përkrahës i bashkimit me Shqipëri për një kohë të gjatë të karrierës politike, Kurti pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Kosovës, ka hedhur poshtë bashkimin si ide që do ta realizojë gjatë mandatit të tij, duke thënë që Kushtetuta e Kosovës nuk lejon një gjë të tillë.

 

Ndërkohë, vendimi i tij për të bërë fushatë në Shqipëri ka nxitur kritika nga rivalet e tij politikë në Kosovë, të cilët e kanë quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

 

“Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në rrjetin social, Twitter.

 

Edhe Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, ka kritikuar Kurtin, duke thënë se atij i “më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu”.

 

“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina.

Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj mësova se në këtë qytet të madh nuk ka asnjë vaksinë të vetme në dispozicion ndërkohë që kërkesat e qytetarëve janë të larta. Edhe qendrat e tjera të vaksinimit në Kosovë janë të mbyllura.

Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

 

Më shumë

Hovenier: Pa një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar

Jeffrey M. Hovenier, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Kosovë, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, ai do të punojë për të çuar përpara mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane dhe demokratike. “Kjo mbetet thelbësore për stabilitetin […]

Osmani: Investohuni për ne, e jo për stabilokraci 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mbështetje më të fortë për Kosovën. Në ditën e dytë të takimeve të saj të mërkurën, ajo pati edhe një prezantim për publikun me ambasadorin, Wolfgang Ischinger.     Në ditën dytë të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara