e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Krizës së Covid-it në BE, dihet qartë tashmë se iështë shtuar edhe kriza financiare dhe ajo e mënyrës së prokurimit të fondeve të nevojshëm si dhe të shpërndarjes së subvenzioneve në forma të ndryshme: si fonde të humbur, kredi të buta, etj, etj.. Mirëpo kjo krizë e fundit, bashkë me atë të emigracionit masiv veçanërisht nga Afrika është, të themi, ajo më kontigjentja e Kontinentit të Vjetër, e cila, në llojin e vet, shpreh  problemet antike konstitucionale të Unionit dhe krizën e besimit që e ka karakterizuar atë qysh në themelet e tij e që shpreh historinë e marrëdhënieve dypalëshe e shumëpalëshe midis vetë vendeve të BE-së.

Rreth viteve ’90 mori vrull proçesi i globalizimit ekonomiko-financiar dhe i prodhimit, proçes më së shumti i shtyrë nga lobe dhe interesa të caktuar në SHBA dhe Europë, i cili e gjeti strukturën politike dhe ekonomike-sociale  europiane të papërgatitur. Mijëra sipërmarrje të mesme dhe të mëdha edhe europiane  u delokalizuan, sidomos në Kinë, me hapjen e studiuar strategjike të kësaj të fundit ndaj kapitalit të huaj, duke krijuar në Europë jo vetëm një vakum prodhues, por edhe shtresa të tëra të popullsisë, sidomos ato të mesme, jashtë proçeseve prodhuesë e në vështirësi për t’iu përshtatur një lloji tjetër ekonomie. Ndërkohë, demografia europiane ka shënuar në tridhjetë vjetët e fundit një ritëm plakjeje të ndjeshmetë popullsisë dhe rritje të jetëgjatësisë së pensionueshme, rënie të lindshmërisë dhe rënie të interesit për aktivitetet prodhuesë me shpërblim të vogël apo mesatar.Po ashtu, politikat emigratore të aktualizuara në vendet e BE-së kanë qënë më së shumti të improvizuara dhe subjekt i grupeve të ndryshëm politikë që krizat elektorale dhe politke kanë sjellë hera-herës në pushtet: të majtë, më të majtë, apo të djathtëe më të djathtë akoma. Në këtë mes, ndërsa shtresa e varfër është rritur dhe, ndërkohë, të pasurit janë bërë edhe  më të pasur, shtresa sociale që ka humbur gjithnjë e më shumë soliditetin, forcën dhe incizivitetin në stabilitetin e vendeve europiane është ajo e mesme, e cila, në kushtet e dëshpëruara në të cilën politika e “madhe” e solli, shpesh ia beson fatet e saj populistëve të ndryshëm që dalin aty-këtu dhe arrijnë të pushtojnë skenat politiko-institucionale të vendeve të veçantë të BE-së e të Unionit në tërësinë e tij. Tashmë, kudo të shkosh në të ashtuquajturën “Europë e Bashkuar”, flitet për paaftësi të klasave politike, rritje të pabarazisë, rritje të spekullimit financiar dhe rënie të ekonomisë reale, frikë nga dyndja e emigrantëve, vështirësi ekonomike serioze për familjet “normale”, krizë nataliteti dhe krizë në sistemet e asistencës shëndetësore e sociale, ku niveli i shërbimeve është “optimizuar”në kurriz të kurave dhe sidomos parandalimit të sëmundjeve. Ndaj dhe Covid-19 e gjeti rrugën të shtruar në shumicën e këtyre vendeve.

Në fakt, sensacioni masivisht i krijuar gjatë ditëve të lockdown në shumicën e vendeve europianë, është tipik i atij të fundit të perandorisë e ndoshta edhe të botës. Por përtej krizës së Covid, nëEuropë, kjo ndjenjë po përshkon pjesë gjithnjë e më të mëdha të popullsisë dhe vendeve, atmosferë që po favorizon rrymat e vjetra kulturore-politike që në histori kanë shënuar vetëm konflikte, ndarje dhe kaos në Evropë, por që tani duken si zgjidhje reale ndaj krizës sëshkaktuar nga sistemi politik mbikombëtar europian dhe ofertës kulturore të tij në planin e zhvillimit social.

Brexit dhe tendenca të tjera centrifugale në BE, e kanë ushqyer këtë frymë e cila nuk e fsheh qëllimin parësor të saj, atë të rikthimit të Europës në rendin e para Luftës së Dytë Botërore.

Ka vërtet më shumë se diçka që nuk shkon në sistemin europian, ku edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, akoma më të ngarkuar se ato europianë me retazhet e nacionalizmave dhe të mëtimeve potencialë territorialë ndaj njëri-tjetrit,  mdis të cilave Shqipëria, synojnë të hyjnë herët e vonë. Kur sheh se me sa pak predispozicion të mirë dhe komprension politik disa vende, si Hollanda, fjala vjen, trajtojnë të tjera vende, si në rastin e Italisë së gjendur në krizën më të rëndë financiare dhe politike të pasluftës, apo kur sheh se si Franca e “antisovranistit” Macron vrapon për t’u gjendur e para (edhe e armatosur gjer në dhëmbë) atje ku ka patur dhe kërkon të ruajë interesat e vjetër kolonialë e postkolonialë, duke përdorur brrylat ndaj partnerëve europianë, nuk mund të mos mendosh se sa formale dhe të brishta janë lidhjet mbikombëtare brenda Bashkimit Europian dhe se sa shpejt vendet e këtij unioni mund t’i kthehen konceptit të sovranizmit kombëtar.

Nëse klasat politike europiane nuk do të mund t’i lënë mënjanë inercitë kulturore e politike të së kaluarës e nuk do të mundin akoma të mendojnë e të veprojnë sipas koshiencës së një kontinenti unik, të bazuar në të njejtin sistem vlerash, Europa padyshim që në harkun e pak viteve do të kthehet mbrapsht në histori e do të krijojë të gjitha premisat e mundshme për tensione dhe rivalitete të ngjashëm me ato të së shkuarës. Roli i saj në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare do të reduktohej në nivelin e vendeve të veçantë dhe funksioni i saj bilançues midis SHBA, Rusisë, si dhe fuqive të reja emergjente si Kina e India do të zerohej pa asnjë mëdyshje.

Proçesi i integrimit mbikombëtar të politikave të vendeve europianëështë gjithsesi i ndërvarur nga zhvillimet e brendshëm në këto vende, nga shkalla e demokracisë së aplikuar dhe nga programet afatmesëm e afatgjatë të forcave politike të spektreve parlamentarë në secilin e vendeve anëtare të BE-së.Rritja e forcave sovraniste në pothuajse të gjithë vendet europianë, por veçanërisht në Hungari në Itali, në Francë, Spanjë e gjer edhe në Poloninë që ka qënë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve europianë për ristrukturim, ka sjellë ndryshime të paevitueshme në statusin dhe standartet e demokracisë si edhe, njëkohësisht, edhe në sjelljen politike të jashtëme të këtyre vendeve. Sot mund të themi se nuk ka vetëm një diferencim në termat ekonomiko-financiarë midis vendeve europianë, por edhe në nivlein e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut e tëpërkatësive, të lirisë së shtypit, të fjalës, etj.. U pa qartë një fenomen i tillë në debatin shkencor, që u shndërrua në një debat politik, mbi krizën e Covid-19, se sa me lehtësi në shumë transmisione televizivë të nivelit të parë si, fjala vjen, “La 7” në Itali, i prihet fjala mendimit ndryshe. U pa qartë në këtë vend se me sa lehtësi mund të krijosh një gjendje tipike regjimi, me katër dekrete qeveritarë të paaprovuar në parlament dhe me shumë gjasa jokostitucionalë. Politikat e brendshme në një makrosistem të unifikuar siç mëton se është BE nuk janë më politika të brendshme, pasi ato rezonojnë e prekin nivelin politico-social dhe çdo nivel tjetër në të gjithë vendet pjesmarrës. Mirëpo këto zhvillime në Itali janë parë nga shumica e vendeve të tjerë të BE-së me të njejtën frymë (della serie: “sono c…i loro!”) siç është trajtuar nga ana e tyre edhe kriza e emigrantëve me të cilën ky vend përballet tashmë në mënyrë konstante, veçanërisht në muajt e verës.

Një tjetër aspekt themelor i krizës së besimit mes europianëve pasqyrohet në sistemin financiar të BE-së, i quajtur ndryshe edhe Eurozona. Në krizën aktuale të Eurozonës pasqyrohen të gjithë aspektet e tjerë të krizës së BE-së, përfshirë krizën e demokracisë dhe të transparencës në shumë vende. Ekziston një e ashtuquajtur Eurozonë, por pa dimension politik të përbashkët, të bashkëndarë.

Kjo përbën o një absurditet historik, o një gënjeshtër e madhe që u është përrallosur deri më tani popujve europianë !! Është rasti i parë në historinë moderne kur një monedhë e vetme në qarkullim nuk përfaqëson një dimension politik të caktuar dhe as një potencë apo deterrencë të vetme ushtarake të caktuar. Është një bluff me dimensione të paparë historikë apo vetëm një dëshirë e mirë që dora-dorës do të bëhet realitet? Le të shpresojmë në këtë të fundit, por erërat nuk fryjnë në atë drejtim.

Brenda Eurozonës ka vende si Italia ku po maturohet qartë ideja se rikthimi në lirën “e vet” është më i dobishëm për vendin se sa qëndrimi nën monedhën e përbashkët, frytet ekonomiko-financiarë të së cilës i kanë ndjerë e po i ndjejnë më së shumti vendet si Gjermania, Franca e ndonjë tjetër që dikton ligjin brenda këtij sistemi. Kjo për arësyen e vetme se për vendet më të dobët vlejnë rregullat e ngurtë dhe limitet e pamodifikueshëm ekonomiko-fnanciarë e të bilancit, të vendosura nga vendet me ekonomi, më financa e me bilançe më solidë.Ky system i ngurtë, që nuk ka arritur ende koshiencën e një bilançi të përbashkët europian, ka sjellë diferencimin e vazhdueshëm të vendeve anëtare te BE-sënë termat e rritjes ekonomikedhe në termat e deficiteve në bilancet e vendeve të veçantë.

Është e qartë se edhe këtu, në aspektet e ndryshëm të Eurozonës, është mosbesimi i trashëguar dhe ai i formuar gjatë rrugës, ndjesia që udhëheq dhe arësyeja e mosrealizimit të reformës së bilancit të përbashkët në këtë hapësirë të rëndësishme ekonomiko-financiare  të botës.

Europa politike, edhe pse historikisht është autore e Traktatit të Vestfalisë, traktat i cili ka shërbyer si bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare për një kohë të gjatë, ka qënë ajo e para që e ka tradhëtuar këtë traktat me konflikte nga më absurdet në të kaluarën e sidomos me dy luftërat botërore që i ka lënë trashëgimi popujve të saj dhe njerëzimit. Eksperienca e hidhur politike e saj është e mjaftueshme për të mos rendur më në atë drejtim. Shpesh themi se nuk ka alternativë tjetër për vendet europianë dhe ballkanikë përveç BE-së. Por kjo ka vlerë në masën në të cilën ka apo nuk ka alternativë tjetër për BE-në përveç gjetjes së vetvetes E kjo do të thotë se BE duhet t’i rikthehet popujve të saj, opinionit të saj publik, shoqërisë civile e të mos bjerë preh e të shndërrohet vetëm në një instrument të financës botërore. Këtu është ngërçi aktual i proçesit të bashkimit europian, ngërç i cili po i humbet gjithnjë e më shumë BE-së legjimitet në sytë e popujve “të saj”.

Në historinë e konsolidimit të bashkimit nën një flamur të vetëm të entiteteve politico-shtetërorë të ndryshëm për nga kultura, gjuha, etnia, historia, traditat, niveli i zhvillimit dhe i strukturës sociale gjithmonë ka patur faza konsolidimi e faza ku forcat centrifugale kanë marrë më shumë energji. Kjo ka ndodhur në proçesin e konsolidimit të SHBA në historinë moderne. Ish Bashkimi Sovjetik impostoi ideologjinë dhe regjimin totalitar si faktor kohezues të shumë vendeve e popujve njëherësh e nuk është një shembull historik i krahësueshëm. BE nuk është as njëri e as tjetri rast, pasi midis vendeve themeluesë të tij dhe atyre që iu shtuan në kohë ka një histori tjetër marrëdhëniesh, shpesh tragjike e më shpesh akoma  histori konfliktesh për interesa kolonialë e postkolonialë apo për territore, histori që kanë krijuar bindje, mentalitete dhe skema mendore orientimi që nuk është e lehtë të kapërcehen me një të rënë të lapsit. Kjo reflektohet sot e kësaj dite në marrëdhëniet intereuropiane të shumë niveleve, si institucionalë ashtu dhe funksionalë, si dhe në krizën e besimit që ku e kur më shumë e ku e kur më pak, karakterizon gjithnjë këto marrëdhënie.

Europës i nevojitet një sistem propulsiv i ndryshëm nga ky aktual, për të ushqyer forcat kohezive brenda saj e ky sistem nuk mund të mos përfshijë e të mos përfaqësojëpopujt  e saj në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe incizive. Ndryshe ata do të orientohen drejt logjikave nacionaliste, edhe me “ndihmën” e populistëve sovranistë që po nxjerrin kokën si kërpudhat pas shiut në të gjithë vendet. Për të evituar regresin, BE-së i duhet të investojë seriozisht në kultivimin e ndërgjegjes europiane dhe të kulturës së përbashkët të saj.

Në një pritje të ofruar paradokohe nga konsullata franceze e Stambollit, me rastin e promovimit të verërave nga ana e një enti francez përfaqësues i këtyre prodhimeve me emër në të gjithë botën, dikush shprehu mendimin se do të kishte qënë më e dobishme nëse, edhe në këtë rast, Franca të mos përfaqësonte vetveten, por edhe Europën, edhe thjesht nëpërmjet promovimit të një lloji vere të vetën bashkë me një djath italian apo danez, fjala vjen. Shumëkujt i bëri përshtypje fakti që konsulli francez rrudhi buzët e nuk e priti mirë objeksionin e madje nënçmoi hapur idenë e djathit italian apo danez përkundrejt djathit të famshëm francez. E prekshme që kjo është Franca, ajo që ka qënë e ajo që është, por në gjestin, kuptohet qartë se mungon Europa e Bashkuar!

 

Më shumë

Pandora Papers hap kutinë e sekreteve offshore

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DW, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.     Investigimi i “Pandora Papres” ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin […]

Ballkani Perëndimor: Loja e keqe e vjetër me hartat

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t’i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumtë për rindarjen e rajonit.   Një plan i parë i përgatitur me ngut për ndarje të Jugosllavisë u zbatua me shpejtësi në vitin 1941: Kur Wehrmacht-i gjerman sulmoi dhe mundi shtetin shumëetnik të […]

9 Maj – 76 vjet nga Fitorja mbi Nazifashizmin

Në këtë 76 vjetor të Fitores mbi Nazifashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me krizën aktuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, […]

Pas zgjedhjeve nuk pritet ndonjë ndryshim i madh

Edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk është bërë zyrtarisht i njohur, nga Gjermania vijnë reagime nga deputetë të opozitës në Bundestag.   Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara