Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Presidenti Francez Macron rivizitoi Bejrutin, për herë të dytë pas shpërthimit në port. Arësyeja zyrtare e kësaj visite të dytë brenda një kohe shumë të shkurtër ishte rasti i festës së 100 vjetorit të shpalljes së “Libanit të Madh”, event që historikisht shënon ndarjen formale të Libanit të sotëm nga protektorati francez mbi të gjithë Sirinë. 

Shpërthimi i madh në portin e Bejrutit tregoi qartë se vendi ndodhet në një situatë krize ekonomike dhe politico-institucionale, që mund të degjenerojë në një luftë të re civile të brendshme. Kjo ka shtyrë autoritetet franceze, ngaherë të pranishëm në Liban, të interesohen në veçanti për këtë vend. Një luftë civile atje, në kushtet kur Siria është faktikisht e shpërbërë dhe është shndërruar në një teatër ku përplasen interesat ruse, turke, iraniane dhe amerikane e ku influenca politico-ushtarake iraniane nëpërmjet Hezbullahut është rritur,  do të nxirrte Francën jashtë loje në Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar Ministri Francez i Jashtëm Jean-Yves Le Drian, paralajmëroi qeverinë e korruptuar libanese se “pa reforma nuk do të ketë para”, natyrisht, nga ana e Francës dhe e Europës. Përgjigjia nga ana tjetër ishte tepër e thjeshtë: “ Nëna jonë Franca po na abandonon !?”. 

Libani është në krizë të thellë ekonomike pasi një pjesë e mirë e resurseve publike ushqejnë korrupsionin e nivelit të lartë si dhe sipërmarrjet e shumta të Hezbullahut e një pjesë tjetër e madhe përdoret për të shlyer interesat e borxheve të shumtë të brendshëm e të jashtëm që ka vendi. Ky vend është shndërruar vërtet në një peshë për Francën, ekonomia e së cilës nuk është në ditët e saj më të  mira. E megjithkëtë, Parisi mbahet fort pas Libanit, për të ruajtur rolin e tij në Lindjen e Mesme. Kjo i shtyn shume politologë në Francë të mëtojnë hipokrizisht se “për francezët, libanezët nuk janë të huaj”. 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara