e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Presidenti thërret popullin të dalë në tubim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet pasditen e 2 marsit, ditë kur tha se do të nisë shpartallimi i grushtit të shtetit.

Në konferencën e sotme për media, ai tha se “Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe ju japim fjalën se shumë shpejtë nuk do të ketë vetëm një institucion si kështjellë të pamposhtur që është në mbrojtje të Kushtetutës, siç është Presidenca, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, do i kthehen popullit shqiptar”.

Kreu i shtetit deklaroi se nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, do të lidhet një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera.

Po ashtu ai bëri një deklaratë të fortë duke iu referuar Kryeministrit, kur tha se “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në whatsapp, të porosisin poturre të gjera”.

Sipas tij, pjesëmarrës në gjithë këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe mazhoranca, gjysmëparlamenti dhe tha se parlamenti është jokushtetues.

Ai paralajmëroi se çdo ditë do ketë lajme për këtë grusht shteti, por tha se do e marrin me qetësi çmontimin e tij.

I pyetur se pse nuk e shpërndan Parlamentin, Presidenti deklaroi se, “Gjithmonë Presidenti do të veprojë në mbrojtje të Kushtetutës dhe nëse kjo godinë, ky insititutcion është një kështjellë e vetme, e pamposhtur e mbrojtjes së demorkacisë dhe lirisë nga data 2 mars, të gjitha institucionet do i kthehen popullit”.

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara