e premte 15 janar 2021
e premte 15 janar 2021

 

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që zeron taksën për industrinë e përpunimit të kromit dhe bakrit. Sipas nismës parashikohet që për një periudhë 3-vjeçare të hiqet renta minerare për fabrikat që merren me pasurimin e kromit në ferrokrom dhe industrinë e përpunimit të mineralit të bakrit.

 

Efektet financiare të kësaj nisme parashikohet të jenë në minus 500 milionë lekë për arkën e shtetit. Qeveria e argumenton këtë projektligj duke e lidhur nevojshmërinë e tij me efektet financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në sektorin minerar në vend.

 

Ne relacion thuhet se kjo industri është ndër me kontribueset në bilancin tregtar dhe rrezikon falimentin si pasojë e efekteve financiare të Covid-19 dhe se masa financiare do të shërbejë në rritjen e vlerës se mineralit të kromit në mënyrë që mos të shiten si minerale te varfër por i pasuruar ne ferrokrom.  Në grupin e mineraleve metalore që preken nga ky projektligj përfshihen kromi dhe bakri. Ky grup përfaqëson rreth 85% të investimeve që realizohen çdo vit në industrinë minerale. Brenda këtij grupi, minerali kromit ka peshën më të madhe me rreth 80% të investimeve.

 

Efekti nga heqja e rentës për mineralet metalore:

 

– Për koncentratin e bakrit, pagesa vjetore e rentës varion 100-200 milionë lekë

 

– Nga renta e mineralit të përpunuar të kromit, -180 milionë lekë në 3 vjet

 

– Nga renta e mineralit të përpunuar të bakrit që eksportohet, – 300 milionë lekë në 3 vjet

 

Efekti total 3-vjeçar llogaritet rreth -500 milionë lekë.

 

 

Më shumë

Energjia diellore, hyjnë në prodhim 6 parqe fotovoltaikë deri në 2MW, 1.5 milionë euro energji

Gjashtë kompani nisën prodhimin e energjisë diellore nga paqe fotovoltaikë deri në 2 MW dhënë nën formulën e koncesioneve jotipike që kalonin vetëm me firmën e ministrit. Të dhënat zyrtare për prodhimin e energjisë elektrike në vend nga janari në gusht tregojnë se vetëm nga këto kompani është prodhuar në total 15 602 MWh […]

8 lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57% më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë: Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni.   Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithëshme […]

“Naimi” nis fluturimet me Veronën, Bergamon e Pizën

Pas “Lasgushit” dhe “Migjenit”, linjës së fluturimeve “Air Albania” i shtohet edhe avioni që mban emrin e poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, “Naimit”, i cili do të mbulojë linjat Verona, Bergamo, Pisa në Itali. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se “ja dhe Naimi po vjen pas Lasgushit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara