Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

Ndryshe nga shumë qytete në Shqipëri ku kemi parë njerëz që mbushin rrugët, Qytetarët e Krujës janë duke e respektuar me fanatizëm mosdaljen nga shtëpia. Kjo ka bërë që në këtë qytet numri të prekurve nga covid 19 deri më tani të jetë zero.

Ndërkohë që  qyteti mbetet i paprekur nga covid 19 vetëm në Fushë-Krujë janë identifikuar 5 raste pozitiv.

 

I vetmi njeri i cili shfaqet në rrugën që të çon për tek kalaja është Ramazan Rama i cili na tregon se shërben në teqenë e Dollmës.

 

Zërat e vetëm që dëgjohen brenda në pazarin e Krujës, janë të këtyre fëmijëve që luajnë në verandën e shtëpisë.

 

Turizmi është një element i rëndësishëm për qytetin e Krujës por siç mund ta shihni të gjitha dyqanet përpara kalasë janë të mbyllura e si pasojë një situatë e tillë do të sjellë jo pak probleme për ekonominë e këtij qyteti.

 

Në këtë të dielë në kohë normale do ta shikonim këtë rrugë të gumëzhinte nga turistët e huaj dhe vizitorët e shumtë vendas.

Top Channel

5 prill 2020

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara