e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

 

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

 

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”.

 

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

 

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

 

 

Më shumë

Zyrtarët e BE të shqetësuar me sundimin e ligjit në Turqi

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.   Ata i thanë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se, BE-ja shpreson në lidhje me të ngushta me Turqinë, mirëpo kjo do të varet nga përmirësimi që do të […]

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e […]

1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta […]

RMV, deri sot janë regjistruar rreth 150.000 persona nga diaspora

Deri në orën 8 të këtij mëngjesi, përmes ueb-aplikacionit për vetë-regjistrim janë evidentuar 148.719 persona të regjistruar nga diaspora, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Si edhe deri më tani, shumica e emigrantëve të regjistruar nga vendi janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i personave të regjistruar është shumë më i ulët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara